Rrumbullaku pret në zyrë ambasadorin e RMV-së në Shqipëri, zbardhet biseda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, priti në takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri.

Ambasadori Markovski dhe Drejtori i Përgjithshëm vlerësuan bashkëpunimin e mirë mes policive të dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për ta zgjeruar bashkëpunimin në të ardhmen.

Gjatë takimit u dakordësua që gjatë sezonit turistik veror, të ketë patrullime të përbashkëta në zonat bregdetare të të dyja vendeve; për krijimin e lehtësirave në pikat e kalimit kufitar, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata, për rritjen e shkëmbimit të informacionit për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, të cilat mund të zhvillohen duke përfituar nga fluksi i madh i shtetasve në hyrje apo dalje, në pikat e kalimit.

Gjithashtu, u propozua ideja e hapjes së pikës së kalimit kufitar Trebisht – Xhepisht 24/7, për të mundësuar lëvizjen e lirë të shtetasve që banojnë në këto zona, të cilët aktualisht kanë lëvizje me orar të kufizuar.

Ambasadori Markovski i bëri me dije Drejtorit të PSh-së, kërkesën e Drejtorit të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut, për të zhvilluar takime me homologët e Policisë së Shtetit, me qëllim nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi mes dy vendeve, jo vetem në kuadër të bashkëpunimit për menaxhimin e kufirit, por edhe në fushën e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Memorandumi do të eliminojë burokracitë dhe pengesat në drejtim të shkëmbimit në kohë reale të informacionit që nevojitet për zhvillimin e operacioneve të përbashkëta, për patrullime të përbashkëta në kufi etj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e siguroi ambasadorin, për angazhimin e Policisë së Shtetit, në luftën kundër paligjshmërisë, krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti, si dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të punuar ngushtësisht me partnerët, pasi vetëm kështu mund të  kemi rezultate më të mira në luftën ndaj krimit të organizuar dhe krimit global, në veçanti atij kibernetik.

Lexo edhe :  “Java e Evropës” nis nga Shkodra, ambasadori i BE-së Gonzato ka një mesazh për të gjithë

Ambasadori, në fund të takimit, e ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm dhe e ka përgëzuar atë për vizionin dhe rezultatet që Policia e Shtetit ka arritur kohët e fundit, si dhe e ka ftuar për një vizitë zyrtare në Policinë e Maqedonisë së Veriut.

Të fundit

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet...

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh...

Pas skandaleve dhe ofendimeve, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kthehen sërish bashkë?

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik...

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar...

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit me titull: "Des Allerstreytparsten und...

Lajme të tjera

Web TV