Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ça do t’i bëje komunizmit ti antikomunisti?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Të dy djemtë janë moshatarë, edhe shokë. Njëri syresh e di se ka studiuar në Itali, por edhe tjetri- ndoshta, mbase në Shqipëri. Tani ndodhen në dy kampe për votimet në Shkodër.

-E di sa të mirat i kam prej familjes tande- i tha tjetri. – Shpirtin e nap, por votën jo për komunistët.

Historia është e vërtetë, madje e treguar dje me detaje që nuk ka pse t’i them. Babi i ‘votuesit komunist’ kishte qenë një nga drejtorët më të fuqishëm në Shkodër. Edhe familjarë fqinjë. Ata me ‘biografi të keqe’ për shkak të gjyshit në kryengritjen e Postribës, ishin fëmijë shumë, edhe në ekonomi të dobët. Komunisti, bëri më të zorshmen dhe shteti u dha shtëpi ‘të deklasuarve’; shtëpinë që kanë edhe sot.

Prandaj djali thotë se ‘shpirtin e nap…’, gjithë familja nuk e ka harruar atë që u bëri komunisti.

Çudi e madhe kjo qasje për të shkuarën që ditë e përditë është prezent në Shkodër. Njerëz të moshës së re, lindur më vonë se rënia e komunizmit, jetojnë me fantazmën e komunizmit.

Ka një paradoks në mes: Nëse komunizmi nuk do të ishte fantazmë, çfarë do të ishte? Një realitet! Në atë realitet çfarë do të bëje ti antikomunisti?

Sa herë nuk e ka bërë pyetjen njerëzia!

Në atë realitet, ti mik antikomunist, do të ishe një komunist. Po e them pa drojë. Nëse mund të quhesh sot antikomunist, e merr titullin sepse nuk ke përpara realitet komunist.

Jo pse thjesht komunizmi nuk është më, por sepse  ‘antikomunistët’ janë komunistë në kohën kur nuk ka komunizëm.

Çfarë do të bënte djaloshi nga Shkodra, sikur të jetonte nën regjim komunist?… Asgjë nuk dihet, por besoj se një punë komuniste nuk do ta bënte, sepse rrezikonte: Nuk do të çante kokë për shtëpinë e fqinjit të deklasuar.

E di pse ky nuk do të bënte atë që bëri ‘babai komunist’ i shokut? Sepse në komunizëm, sidomos ‘antikomunistët’ kishin mprehur shqisën e kujdesit ekstrem, se mund të shpalleshin ‘armiq të popullit’. Këta njerëz me ngarkesa komuniste kanë një shkallë të lartë dyshimi. Dyshojnë edhe në hyrjen e re të Bunës dhe nuk e votojnë.

Po çfarë bën një antikomunist nën regjimin komunist?!

Lexo edhe :  Rilindja e pensioneve?

Bën konformistin, dhe këtë do të bënte edhe djaloshi këtu. Do të shkonte e vinte nga puna, do të jetonte në apartamentin e ngushtë dhe kaq. Komunizmin nuk mund ta rrëzonte, do të zgjidhte ta adoptonte…

Do të bënte njeriun e zellshëm komunist, çfarë tjetër?

Antikomunistët e Shkodrës, 30 vjet i falen një komunisti të ashpër që e quajnë ‘dash i këmborës’ antikomuniste. Nexhmija, gruaja e diktatorit, ka treguar se si bënte çmos Saliu që t’i shkonte në ditëlindjen e fëmijëve. Një  ditë paska ndodhur që Saliu t’i japë dorën Enverit, diku në klinikë. Nexhmija thotë se ‘gjithë asaj ditë Saliu e mbajti dorën lart, që të mos e prekte njeri tjetër’. Antikomunist është edhe Saliu, natyrisht;  kështu mund të bëje edhe ti miku im antikomunist. Madje mund të kishe marrë në qafë njerëz, po ashtu.

Ç’gjë tjetër do të bënte një antikomunist në komunizëm?

Do të ishte një numër dhe asgjë më shumë. Çfarë po bën sot ky antikomunisti që ‘shpirtin ta nep, por jo votën për komunizmin’? Të njëjtën gjë. Ky trurin e ka të shpëlarë, njësoj si atëherë, veçse në vend të komunizmit ka ‘anti’. Sa për jetën më të mirë në një votim të drejtë, këta nuk bëjnë pyetje; këta e japin veten vetëm si numra në kuti.

Po çfarë do të bënte vallë  antikomunisti po të ishte se komunizmi nuk është fantazmë, siç është?

Do të pajtohej me forcën shtetërore që do ta zhvishte nga prona?

Po, pa dyshim. Antikomunisti i sotëm pajtohet ‘në liri’ dhe me vullnet të plotë me zhdukjen e pronës. Regjimi ‘antikomunist’ i post- komunizmit e zhveshi pronarin nga prona; madje edhe e tjetërsoi dhunshëm pronën nga pronari i vërtetë te një militant politik.

Kurrë në jetë nuk korrigjohet katastrofa që bëri qeveria ‘antikomuniste’ pas ’92. Antikomunistët e duartrokasin. Këtë do të bënin edhe në komunizëm. Kryengritja e Postribës, në vitin 1946, bash për këtë dështoi: ‘Antikomunistët’ iu vunë kundër fshatarëve që luftonin për tokën; ndoshta edhe një gjysh i djaloshit të sotëm me parashtesën ‘anti’.

Ka shumë njerëz që mendojnë se identitetin e tyre e bën e kaluara. Fatkeqësi! Këta nuk ndërtojnë dot jetë moderne.

 

Të fundit

Agron Llakaj dedikim prekës për bashkëshorten e ndjerë: 6 muaj sot pa ty…

“6 muaj sot pa ty e imja Konstandina, n’a ke lënë syrin me lotë, n’a thau shpirtin pritja”, ky...

Shqipëria synon turizëm elitar, Kumbaro: Industri gjithëvjetore

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se turizmi është kthyer në industri...

Victoria Beckham zbulon arsyen e vërtetë pse nuk buzëqesh kurrë në foto

Victoria Beckham ka pranuar se arsyeja pse ajo duket gjithmonë e ashpër në foto është sepse ajo ishte e pasigurt për lëkurën e saj....

Stuhia shkakton 1 të vdekur në Britani, mijëra shtëpi mbeten pa energji elektrike

Reshjet e borës, shiut dhe erërat e forta shkaktuan kaos në Mbretërinë e Bashkuar të shtunën, ndërsa shiu i madh dhe shkrirja e borës...

300 miliardë dollarë në vit, bota arrin marrëveshjen për klimën deri në vitin 2035

Vendet e zhvilluara të mbledhur në Baku të Azerbajxhanit miratuan një objektiv financiar global prej 300 miliardë dollarësh në vit për të ndihmuar vendet...

Lajme të tjera

Web TV