”Fushata e PS si përralla me Gjinkallën”/ Sula: Me këngë e valle mbushin nevojat jetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD-së Dashnor Sula e ka krahasuar fushatën e PS me përrallën e gjinkallës.

Sula shkruan se gjinkalla në këtë fushatë janë kandidatët e PS të cilët kërkojnë t’i mbushin trurin qytetarëve se me muzikë dhe valle do mbushin nevojat jetike të tyre.

Sipas tij, me këngë dhe valle do kthehen të rinjtë dhe do ndalet shpopullimi.

POSTIMI I SULËS
🔴 Fushata e kandidateve të PS me këngë, si përralla me Gjinkallën.
📍Prindërit e rinj, por jo vetëm e mbajnë mënd shumë mirë përrallën me gjinkallën dhe bletën. Në verë Gjinkalla qëndronte nënë hije dhe këndonte gjithë kohës. I thoshte bletës e cila punonte, se lodhet kot sepse ushqim do të kishte edhe në dimër.
📍Nëse mund ta paralelizojmë: Gjinkalla në këtë fushatë janë kandidatët e PS të cilët kërkojnë t’i mbushin trurin qytetarëve se me muzikë dhe valle do mbushin nevojat jetike të tyre. Me këngë dhe valle do kthehen të rinjtë dhe do ndalet shpopullimi. Ndërsa vera (kur këndojnë gjinkallat) në përrallë, nënkupton periudhën e fushatës.
🔵Përballimin e dimrit (periudhës pas fushatës) e kanë në dorë vet qytetarët: do ia besojnë dimrin e egër gjinkallave (kandidatëve të PS) që si në rastin e përrallës kthehen te bleta për t’i marrë ushqimin apo kandidatëve të opozitës që njësoj si qytetarët janë bletët punëtore të këtij vendi që punojnë edhe për të ngrënë dhe abuzuar gjinkallat e pushtetit.

Dahs Sula

 

 

Të fundit

1982 – Avioni Pan Am 759, rrëzohet në Kenner, të Luizianës, vriten të 153 vetë

8 korrik 1982 – Një nga tragjeditë më të rënda ajrore në historinë e SHBA-ve ndodhi kur fluturimi Pan...

‘Reforma në drejtësi, e deformuar’, Çupi: Berisha, përfaqësues i korrupsionit

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon togave të zeza dhe eksponentëve të politikës përpara saj. Çupi komentoi se Berisha është...

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut. Bora ka rënë...

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, duke e cilësuar si një...

1944 – Lufta Fino-Sovjetike, Finlanda fiton betejën e Tali-Ihantala

Në verën e vitit 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet Beteja e Tali-Ihantala, e cila do të mbahej mend si përleshja më e...

Lajme të tjera

Web TV