Zgjedhjet vendore në vendin tonë/ Analistët: Një proces i veçantë nga e shkuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Skënder Minxhozi ka folur lidhur me procëesin zgjedhor sot në në vendin tonë.

Ai theksoi se këto zgjedhje janë një proces i veçantë, ndryshe nga shkuara.

“Ka një inerci historike të politikës dhe medias, të cilat duan lajm dhe kur s’ka lajm. Praktikisht situata në Durrës për mediat është shumë e ndjeshme. Të gjithë po vazhdojnë për një inerci zgjedhjesh të vjetra, përveç se këto zgjedhje që po mbajmë sot janë një proces i veçantë nga e shkuara. Duhet të thënë se nuk ka ngjarje. Edhe korrespodentët tuaj nga Durrësi e raportojnë se situate është shumë e qete. Ngjarja që në një qendër votimi largohet, nuk përbën ngjarje për mediat”, tha Minxhozi në ABC.

Nga ana tjetër, analisti Mentor Nazarko komentoi zhvillimet në Himarë. Sipas tij, arrestimi i Fredi Belerit është përdorur nga Partia Demokratike dhe Greqia për të cënuar imazhin e Shqipërisë.

“Lidhur me zhvillimet në Himarë, ndërkombëtarizimi i rastit të Belerit është një moment, i cili mund të shoh në një lum të përbashkët dhe përpjekjet e PD për mbarëvajtje të procesit dhe përpjekjet e grekëve për cënim të imazhit të Shqipërisë. Pra, unë imagjinoj përpjekjet pasi dhe PD e Berishës ka sondazhe dhe mund të ketë të gjithë interesin e nevojshëm për ta mbarëvajtur procesin. Ndërkohë dhe vetë Greqia do ta përdorë këtë që ndodhi me Belerin për ta përbaltur ndërkombëtarisht. Megjithëse duket si pa lidhje se është thjesht një komunë e vogël, por Greqia do ta përdor pasi Edi Rama është përfshirë në zgjedhjet turke me një mesazh në favor të Erdoganit”, tha Nazarko.

Të fundit

“Pse duhej pritur Trump për armëpushimin?” Rama: Skuadër bashkërenduese të KPE

Do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian për një...

Lapaj reagon me vargjet e Hygosë: Të dua, Shqipëri! Në mbettë veç një, unë do të jem ai

Adriatik Lapaj nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet nga reaguar për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Në një postim në Facebook, ai ka zgjedhur...

Refuzimi ndaj Britanisë dhe distancimi nga Turqia, dy golat e Ramës në samitin e BE

ALTIN KETRO - Le t'i pranojmë nja dy gjëra, pavarësisht se nuk e duam Ramën: Refuzimi publik që i bëri kryeministrit anglez, në takimin e...

3 zakone që nuk e dije se i ke marrë nga babai yt

Mund të mos e kuptosh menjëherë, por shumë nga mënyrat se si mendon, ndjen dhe reagon në marrëdhënie kanë rrënjë shumë më thellë se...

Berisha në protestë: Ju garantoj se Rama s’do qëndrojë kurrë në atë karrige!

Nga megafoni ku mbajti fjalimin e tij pak pasi zbriti në shesh nga kthimi prej Brukselit, Sali Berisha u tha protestuesve opozitarë besnikë të...

Lajme të tjera

Web TV