Aksi Orikum-Dukat drejt përfundimit/ Balluku: Lehtëson qarkullimin drejt bregdetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi kanë inspektuar punimet për ndërtimin e aksit rrugor Orikum-Dukat.

 

Balluku tha se puna po vijon me ritme të shpejta dhe është gati hapja e një segmenti të këtij aksi. “Rruga është e kategorisë C2 dhe ndërtimi i saj i ka dhënë zgjidhje problematikave që lidhen me sigurinë rrugore, pasi janë eliminuar kthesat që ishin prej vitesh shqetësim për përdoruesit e rrugës”.

“Kjo rrugë lidh Orikumin me tunelin e Llogorasë dhe lehtëson qarkullimin drejt bregdetit. Rruga ndodhet midis tunelit dhe bajpasit të Vlorës dhe nesër ky segment rrugor 1.5 km i gjatë i ndërtuar në gjurmë të re, do të hapet nesër për qarkullimin e mjeteve”, tha Balluku, teksa punimet po vijojnë në të gjithë gjatësinë e trupit të rrugës që parashikohet të përfundojë plotësisht në shkurt të vitit që vjen, brenda afateve të parashikuara.

Gjatë inspektimit, drejtori i ARRSH-së bëri të ditur se punimet po ecin me shpejtësi edhe në rrugën e aeroportit që parashikohet të dorëzohet i përfunduar përpara sezonit veror.

Nga ana e saj Balluku vuri në dukje se e gjithë infrastruktura e zonës së Jugut, duke nisur nga bajpasi i Fierit, më pas rruga Fier-Levan-Vlorë, rruga e aeroportitit dhe Orikum-Dukat dhe padyshim që ndërlidhen në tunelin e Llogarasë janë një nga pjesët më të mirëstudiura në Shqipëri.

“Në qershor të vitit 2024 të gjitha këto akse në jugun e vendit do të jenë të përfunduara”, deklaroi Balluku, teksa vuri në dukje, se me të njëjtin shembull po punohet me Korridorin 8 nga Elbasani në Qafë Thanë dhe pritet të përfundojë procedura për lotin e 2-të dhe për bajpasin e Elbasanit dhe po punohet për bajpasin e Librazhdit.

Lexo edhe :  Dhuna digjitale ndaj fëmijëve në Shqipëri, vajzat më të prekura nga incidentet online

“Investimet në infrastrukturë po zhvillohen për të lidhur Veriun me Jugun, Shqipërinë me rajonin dhe për të zhvilluar vendin”, përfundoi zv/kryeministrja Balluku.

Të fundit

Trump del blof me sulmin për Beyonce, këngëtarja nuk është paguar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka pretenduar se këngëtarja me famë botërorë, Beyonce ka marrë...

Nxehet situata! Trump: Putin ka kohë edhe 10-12 ditë, ose…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ulur ndjeshëm afatin që i kishte dhënë më parë presidentit rus Vladimir Putin për të arritur...

37-vjeçari ishte i lidhur me 52-vjeçaren! I mori jetën dhe la gjurmë. Zbulohen detajet

E raportuar fillimisht si një vdekje aksidentale e shkaktuar nga asfiksimi i një zjarri në banesë, rezultoi një vrasje e mirëfilltë dhe e tentuar...

Dy të moshuar përplasen me thika në Durrës, njëri dërgohet në spital

Loja e dominove është kthyer në një përleshje mes dy te moshuarëve, përplasje qe degradoi deri ne përdorimin e armeve te ftohta. Burime nga policia...

28 korrik 1945/ Kur qielli u ça mbi qytet: Tragjedia e Empire State

Përgatiti: Leonard Veizi Në legjendat e lashta, kur perënditë hidhëroheshin, dërgonin rrufe nga qielli për të kujtuar njerëzimit se asnjë kulm nuk ishte aq i...

Lajme të tjera

Web TV