“Këta thonë Saliu dështoi”, Çim Peka flet për zgjedhjet: Edi Ramës i ka ikur buzëqeshja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti dhe gazetari Çim Peka, ka bërë një shënim të shkurtër për rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit dhe zërat kritikë që kërkojnë largimin e Sali Berishës. Sipas tij, ish-kryeministri ka marrë 40% të votave mazhoritare në shkallë vendi.

Madje, sipas tij kryeministrit Edi Rama i ka ikur buzëqeshja, sepse e ka të qartë që me Sali Berishën përballë do e ketë shumë të vështirë. Në këto zgjedhje PS mori 54 bashki kurse PD-ja e Berishës vetëm 7-të.

“40% pa asnjë garanci në zgjedhje! Sali Berisha pa parti, pa vulë, pa komisioner, pa numërues, pa fonde, pa emër në fletë të votimit. Me një listë kandidatësh të lirë, me qindra miliona euro kundër, u fut në zgjedhje për një muaj dhe mori rreth 40% të votave mazhoritare në shkallë kombëtare. Ose më saktë, kaq i lanë.

Basha, Alibeaj, Yuri Kim me vulë, komisioner, miliona euro nuk arriti dot të gjejë kandidatë dhe aty ku gjeti doli parti e katërt ose e pestë.

Tani po këta dalin e thonë Sali Berisha dështoi! Kaq mjafton për të kuptuar pse Edi Rama nuk qeshte dot mbrëmë. E ka të qartë se me këtë njeri do ta ketë të vështirë.

Kaq i la dhe Ramiz Alia me ndërkombëtarët në zgjedhjet e ‘91. Edhe atëherë i njëjti Preç i kërkonte dorëheqjen. Berisha qëndroi dhe mundi regjimin. Në fund të gjithë iu bashkuan. Edhe “Preçët” e djeshëm e “Gjekmarkajt” e sotëm”, shkruan analisti dhe gazetari Çim Peka.

Të fundit

Kjo zemëratë e kuptimtë mes Rama and Farage

Nga Frrok Çupi Kjo që po ndodh në dialogun ‘e zemëruar’ mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe shkëndijë- dhënësit...

Amerika nuk mund t’i bëjë Koresë së Veriut atë që sapo i bëri Iranit

Nga W.J. Hennigan* Një ditë pasi 14 bomba amerikane me peshë 30 mijë paund secila goditën me forcë Iranin, Ministria e Jashtme e Koresë së...

Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup, kreu i BDI: Takim vëllazëror!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup në ditën e dytë të takimit për planin e rritjes BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë qëndrimit atje ai është...

Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon!

Shtyhet për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë,...

Babai përdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i...

Lajme të tjera

Web TV