“Shqiptarët besojnë te qeveria e PS”/ Petro Koçi: Kemi përgjegjësi, nuk kemi kundërshtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë për Ora News , deputeti socialist Petro Koçi u shpreh se shqiptarët masivisht besojnë tek qeveri e PS-së.

Ai tha se PD-ja ka qenë më shumë si një lëvizje e privatizuar në duart e Sali Berishës dhe se këtu është dallimi mes dy kaheve, pasi PS-ja ka qenë një parti në kuptimin klasik të fjalës.

Koçi: Shqiptarët masivisht besojnë tek qeveria e PS-së. Është përsëritur votëbesimi i zgjedhjeve politike, sepse në këto zgjedhje vendore u theksuan një gjë e tillë.

Fakti tregoi se nja 2-3 bashki që mund të shin sërish socialiste ndryshoi kahun e rezultatit. Kjo është një përgjegjësi e madhe sepse do të thotë se duhet më shumë punë dhe ne kemi një defekt të madh sepse nuk kemi me të bëjmë garë.

Duhet t’i referohemi disa standardeve që janë më shumë ndërkombëtare. Duhet një sforco që të demonstrojmë cilësitë më maksimale.

PD-ja ka qenë më shumë si një lëvizje e privatizuar në duart e Sali Berishës.

Mendoj se këtu është dallimi mes dy kaheve, pasi PS-ja ka qenë një parti në kuptimin klasik të fjalës. Ka pasur diskutime dhe debate të brendshme, por gjithmonë ka dalë e shëndetshme sepse ka funksionuar si një organizatë politike.

Mentaliteti i PD-së është i tillë dhe tani së fundmi ka një shfaqje të një alternative ndryshe, pasi Berisha u damkos non grata nga SHBA-të.

Të fundit

Zjarret jashtë kontrollit/ Kërkohet ndihmë urgjente në Gramsh, banorët të bllokuar

Në fshatrat Kullollas, Bletës dhe Menkollarë të Gramshit, nga zjarri masiv janë përfshirë dhe banesa, duke shkaktuar dëme të...

Çlirimi vazhdon! Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish mesditën e sotme pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në një postim në Facebook, kreu i...

Mjerimi i krizës

Nga Ben Andoni Në këto ditë kur njeriu mendon të prehet dhe siç ndodh rëndom në Shqipëri të mendojë në përparësi të papriturat që e...

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

Disa besojnë se zhdukja e mushkonjave do të kishte pasoja serioze për kafshët që ushqehen me to, siç janë zogjtë. Por shkencëtarë të tjerë...

Shpëtoi 3 të aksidentuarit, Proda i akordon certifikatën inspektorit Klajdi Mustaj

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia për dorëzimin e certifikatës së akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm, punonjësit...

Lajme të tjera

Web TV