“Votuan me mendje se zemrën s’ta japin”/ Rama këshillon Becin: Mos bjer pre e presioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në një takim me me grupin e këshilltarëve socialistë të zgjedhur më 14 maj, si forcë e parë politike e Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës, si dhe fituesin e bashkisë Benet Beci.

Në një bashkëbisedim me kryetarin Becin ai i tha se mbarëvajtja e bashkisë është në duart e tij dhe se pavarësisht se gjatë fushatës e ndihmuan të gjithë socialistët në zyrën e kryebashkiakut të Shkodrës ai do të jetë i vetëm.

“Ne të ndihmuam, ta bëmë të lehtë të fitojë bashkinë e Shkodrës, por kur të jesh në zyrë do jesh vetëm. Do jesh ti. Unë kur u futa në politik i kisha flokët e zeza, tani më janë zbardhur fare, është shumë përgjegjësi”,-kështu ju drejtua Rama, Benet Beci i cili më 14 maj u votua si kryabashkiaku i ri i Shkodrës gjë që shënoi edhe një pikë kthese në historinë e qytetit që është udhëhequr gjithnjë prej demokratëve.

Ai tha gjithashtu se tashmë është momenti që Benet Beci të vlerësojë besimin e atyre që e votuan e po ashtu të fitojë edhe besimin e të tjerëve. Sipas kryeministrit Beci Nuk do e ketë i lehtë, pasi është i rrethuar nga demokratët, por duhet të punojë shumë për këtë.

“Do të kesh presion të madh duhet që ta mbash atë, duhet të bësh një bashki për të gjithë qytetarë të Shkodrës nëse do që të mbështesin siç të mbështetën sepse një herë mund të fitosh, port ë përsërisësh fitoren është e vështirë. Një gjë duhet që të dish nga unë, se sa herë që kam ardhur këtu duke kërkuar vota, kam ngrënë vota. Këtë herë të kanë votuar me mendje jo me zemër, zemrën nuk ta japin se e kanë djathtas si puna jote, por tua marrësh e tua vendosësh në qendër. Në fushatë që ti e konsidero pjesën më të vështirë është më e lehtë në zyrë është më e vështirë, janë vendimet që të takojnë ty dhe të marrësh vendimet e duhura duhet që të dish të thuash”,-tha kryeministri Rama.

Të fundit

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të...

Po ndiqej nga karabinierët/ Shqiptari përplaset me shtyllën, ndërron jetë në vend

Një shtetas 38-vjeçar shqiptar vdiq mbrëmjen e djeshme gjatë një ndjekjeje në Nettuno, pranë Romës. E gjitha filloi rreth orës 21:00 në zonën Tre...

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

Alan Yentob, një prej figurave më me ndikim në historinë e BBC-së dhe një prej zërave më krijues të televizionit britanik, ka ndërruar jetë...

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime direkte që tentojnë të frenojnë “hovin”...

Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

Në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik, në Fushë-Studën, një prej vendeve më të bukura dhe të paprekura të Shqipërisë , këtë javë u zhvillua...

Lajme të tjera

Web TV