Java nis me mot të paqëndrueshëm, si do të variojnë temperaturat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme në vendin tonë duke diktuar mot me vranësira dhe shira ku me të dukshme do të jenë ne zonat veri-veriperëndimore të Shqipërisë. Orët e mesditës do të sjellin herë pas here intervale të shkurtra me kthjellime përgjatë shtrirjes perëndimore duke lënë me vranësira dhe shira të dobët te gjithe zonën malore. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes pritet shtim i intensitetit të shirave në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 29°C.Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të vijojë të mbizotërohet në orët e paradites nga vranësira dhe shira të dobet dhe te izoluar. Ndërsa, duke ju afruar orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet shtim i vranesirave dhe shirave në pjesën më të madhe të Kosovës, ku do te kete rrebeshe dhe stuhi të forta ere, më të dendura shirat do të paraqiten në zonat veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë te tyre në të dy vlerat ekstremale ditore.

Maqedonia e Veriut

Edhe gjatë të hënës, Republika e MV, do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm në pothuajse gjithë territorin ku vranësirat do të jenë dominante deri pasdite kur priten shtim i tyre duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të MV. Orët e mbrëmjes dhe nata sjellin intensifikim te reshjeve te shiut në të gjithë territorin e Repubikes se MV.

Europa

Si pasojë e aktivizimit të një qendre ciklonare përkatësisht në veri në Europës me ndikim deri në qendër të kontinentit do të sjelle vranësira dhe reshje të dendura shiu në Skandinavi si edhe në të gjithë Europën Qëndrore. Po ashtu; Brigjet e detit të zi dhe brigjet e Egjeut do të dominohen nga stuhi ere dhe rrebeshe afat – shkurtra shiu ndërsa nën dominimin e motit të qëndrueshëm Ku kthjellimet do të jenë prezente paraqiten ishujt Britanikë përgjatë gjithë 24-orëshit.

Të fundit

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut...

“Fitoi Shqipëria Europiane 2030!” Olta Xhaçka reagon pas fitores me rezultat të ngushtë

Olta Xhaçka ka reaguar pas fitores në qarkun e Tiranës si kandidate në listën e hapur të PS, në një nga përballjet më të...

Itali, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine, iu gjetën 7000 euro…

Një 26-vjeçar shqiptar i dyshuar për trafik droge është arrestuar nga karabinierët e Cesena në Itali, ndërsa tre pjesëtarë të grupit ishin ndaluar më...

Minxhozi: Ju tregoj ndryshimin e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar sonte në “Real Story”, analizoi politikisht dy figurat e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, të cilët rivalizuan...

VIDEO: Trazira në burgun e Korfuzit me shqiptarë, të burgosurit u vënë flakë dyshekëve

Një situatë e tensionuar është regjistruar ditën e sotme në institucionin e vuajtjes së dënimit të Korfuzit, ku disa të burgosur refuzuan të hynin...

Lajme të tjera

Web TV