Gështenja theksoi ndër të tjera se Partia Demokratike ka nevojë për një frymë të re dhe për një lidership të ri, pa patur frikë se mund ti zënë karrigen të vjetërve.
I pyetur nëse është mundësia e rikthimit të Bashës në krye të PD, Gështenja, nuk pranoi të komentojë, por theksoi faktin e prurjeve të reja në PD.
Sipas tij kriteri kryesor i një kryetari partie është që ai të dojë më shumë demokratët sesa karrigen e tij.
Pjese nga intervista
Si do të bëhet zgjedhja e liderit të ri të PD, mund të përjashtohen nga gara emrat aktual, Basha, Berisha, Alibeaj?
Lefter Gështenja: Kur them një frymë e re, fryme e re, kur them lidership i ri, lidhership i ri. Unë jam kundër përjashtimeve sepse secili nga emrat që ju thatë ka reputacionin e vet dhe nuk jam për përjashtime. Secili duhet të kontribuojë që PD të jetë më e hapur dhe më e bashkuar, por që PD ka nevojë për frymë të re, për lider të ri janë shumica të bindur për këtë.
Çfarë po ndodh me PD zyrtare, pame dorëheqjen e Alibeajt, zgjedhjen Bardhit kryetar grupi, a ishte ky momenti?
Lefter Gështenja: Dorëheqjen e Alibeajt e vlerësoi, tregoi pjekuri politike. Ishte përgjegjësi për rezultatin. Ky duhet të jetë modeli sot i politikës shqiptarë. Kryesia ishte e ndarë për kandidatin e kryetarit të bashkisë. Cdo politikan duhet ta marrë një vendim të tillë kur merr vendime të gabuara.
A është kjo një hapje rrugë për bashkimin e PD?
Lefter Gështenja: Nuk di ta them këtë. Unë dua që demokratit një orë e më parë të jenë bashkë, për të rrëzuar Ramën. Duhet të ketë një armëpushim, është koha për armëpushim dhe reflektim. Pse? Për të treguar që jemi bashkë. Kush nuk e ka kuptuar këtë e ka gabim. Ne kemi kundër Ramën jo njëri tjetrin.
Kush mund ta bëjë bashkimin e PD? Ndoshta është Bardhi?
Lefter Gështenja: Në dijeninë time Bardhin e mbështesin si kryetar të grupit parlamentar?
Basha vijon të ketë kontakte me PD zyrtare, pritet ndonjë rikthim?
Lefter Gështenja: Nuk di të them, kjo i takon vendimmarrjes së Bashës. PD ka nevojë për frymë të re. Askush nuk duhet të ketë frikë nga fryma e re, nuk duhet të kemi frikë se do na zënë karrigen.
Nëse në mbetemi në një grusht të vogël njerëzish, kjo është e gabuar. Ne duhet që përsa kohë ka prurje të re, duhet i bëjmë edhe atyre vend që PD të vijë në pushtet.
A ka në radhët tuaja një emër potencial, që mund ti zëvendësojë këto tre emra që kanë qenë në krye të PD?
Lefter Gështenja: Në 32 vite liderët e partive nuk kanë lënë hapësirë për të tjerë. Unë do të thosha që sot që flasim, PD në të dyja anët e saj ka të rinj dhe të reja të pa konsumuara që nuk është e thënë që të jetë një person që ta drejtojë, mund të drejtohet edhe një nga grup njerëzish 3-4 persona që mund të marrë drejtimin e partisë.
Për ti dhënë kohës vetës që pas një viti të bëjmë zgjedhje normale. Këto vendime i takojnë forumet e partisë.
Unë do te thosha kush duhet të jetë kriteri i kryetarit të partisë? Mjafton që kreu të dojë më shumë demokratët sesa karrigen e vete, Të jetë i djathtë, të jetë aktiv dhe të punojë. Unë thashë që PD edhe mund të bashkedrejtohet nga një grup personash. Por kjo i takon forumeve.
PD ka nevojë sot për një hapje reale, për intelektuale që të kontribuojnë në PD pa patur frikë që mund ti zënë vendin të tjerëve.