Gjëmat e klimës, Gaz Bardhi dhe hallet tona…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mentor Kikia

Nëse shikoni fotot në këtë postim, do të thoni se autori ka lajthitur.

Në fakt jo. Në njërën janë qershitë, që këtë “behar” kushtojnë shumë shtrenjtë. Ndërsa të tjerat tregojnë përmbytjet e tmerrshme në Itali, me dhjetra viktima e dëmë katastrofike.

Çfarë i lidh këto?

Prilli dhe Maji, sivjet ishin zgjatim i dimrit. Ju mendoni se kjo koha më shi cdo ditë, problemin më të madh ka që na la pa plazh në fundjave, apo jo? Zbrisni në fusha të mësoni të vërtetën.

Këto janë arsyet pse ka kaq pak qershi në treg. Sepse në kohën kur duhej të çelnin qershitë ishte ftohtë dhe, ose nuk çelën, ose nuk lidhën dot frutin.

Çfarë ndodhi në Itali? Gjëmë! Për dy ditë ranë reshje sa për një vit. Dhe ja çfarë shkaktuan.

Këto janë ndryshimet e klimës, para të cilave ne jemi milingona. Natyra na ka vënë në provë, ose përshtatemi, ose asimilohemi.

Njerëzimi ende spo e merr seriozisht këtë “kurs” të ri të natyrës.

Ndërsa ne këtu s’duam t’ia dimë fare-fare.

Po ju bëj një pyetje: Cili është halli më i madh sot në Shqipëri?

Nëse shikoni televizion, do të thoni: Politika. Sepse çdo natë, ke nga 20 emisione që flasin për opozitën. Nga një deputet të PD-së(me dhe pa vulë) në çdo studio, e nja 5 analistë dhe bërtasin dhe që i kërkojnë llogari për punën e qeverisë.

Keni dëgjuar gjëkundi të flitet për këto probleme?

Jo!

E nëse flet, të quajnë të marrë.

Çfarë klime thua ti mor idjot. Gaz Bardhi u bë kryetar i grupit parlamentar, ti thua klima. Kush do të bëhet kryetar i vulës? A vjen sërish Basha? Ça do bëjë Berisha pa vulë, do të ikë apo jo?

Lexo edhe :  Greqia, gangrena e zarfeve të KQZ-së

Këto janë halle…

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV