A do ketë sërish zgjedhje në Himarë? Deputeti i PS analizon çështjen Beleri: Jemi gati…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj, ka komentuar gjatë një interviste për Euronews Albania, arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Metaj tha se arrestimi është një çështje e drejtësisë për një akuzë penale për të cilën Beleri ka rënë në përgjime.

“Mos të marrim rolin e dretësisë, pasi drejtësia është mjaftueshëm e drejtë dhe profesionale për të dhënë drejtësi. Po flasim për një abuzim të kreyer në kundërshtim me ligjin dhe të kapur në flagrancë. Për të parë nëse drejtësia është e kapur, mjaftojmë të shohim se mjaft zyrtarë të lartë nga radhët e PS janë duke u përballur me ligjin”, tha Metaj.

Pyetjes nëse PS është e gatshme për të shkuar në zgjedhje në Himarë, nëse Beleri nuk betohet dhe nuk merr mandantin, Metaj iu përgjigj duke thënë se Partia Socialiste është një forcë politike e gatshme kurdoherë për të hyrë në beteja elektorale.

“Ne jemi gati në çdo moment për të shkuar në zgjedhje kudo në Shqipëri sa herë që është nevoja për tu përballur me këdo që ka tezat e tij dhe beson tek ajo që është më e mira. Por ne e dimë se çfarë duhet, populli shqiptar e di çfarë duhet, cila është rruga e duhur për zhvillimin ekonomik të këtij vendi, kulturor, social dhe integrimin sa më të shpejtë në BE. Në emër të këtij integrimi dhe të asaj që kemi premtuar jemi gati kudo”, përfundoi ai.

 

Të fundit

Protestë para DASH/ Shkarkimi nga puna i 1.300 punonjësve, e pranishme edhe Yuri Kim

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte...

Fillon në Montevideo Kampionati i Parë Botëror i Futbollit

13 korrik 1930 Më 13 korrik 1930, në qytetin bregdetar të Montevideos, në Uruguai, u dha sinjali i parë për një ngjarje që do të...

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Objektivi i aksionit...

Një vit pas atentatit, plumbi që e ndryshoi përgjithmonë, reagon Trump

Në momentin kur plumbi i atentatorit kaloi centimetra pranë kokës së tij, Trump ishte duke parë një grafik mbi emigracionin, i vendosur në anën...

Plani i Izraelit për Rafahun do ishte krim, por e drejta ndërkombëtare s’e mbrojti Gazën

Raja Shehadeh* Palestinezët vijojnë të mbahen pas asaj që ne e quajmë sumoud – vendosmëria për të mos u dorëzuar dhe për të mos ikur...

Lajme të tjera

Web TV