Sa shpesh lahen europianët?/ Ja lista e shteteve që mbajnë vendin e parë për pastërti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre muajt e verës shpesh mund të bëhen të padurueshëm për shkak të vapës dhe larja e përditshme bëhet shumë e nevojshme.

Por çfarë ndodh në vende të ndryshme evropiane dhe sa shpesh lahen qytetarët e tyre? Kjo është sipas një sondazhi të ri të titulluar “Përqindja e njerëzve që lahen çdo ditë në Evropë”.

Në këtë hulumtim shohim hartën evropiane me shkallëzime të ndryshme përsa i përket shpeshtësisë së larjes. Italianët janë në vendin e parë mes qytetarëve që lahen çdo ditë, me një përqindje që arrin dhe e kalon 95%.

Pak më poshtë me një përqindje midis 85% dhe 94% është Portugalia, ndërsa vendin e tretë e ndajnë Greqia dhe Spanja me një përqindje njerëzish që lahen çdo ditë midis 75% dhe 84%.

Ndërsa ngjitemi veçanërisht në veri të kontinentit evropian, përqindja bie në mënyrë dramatike me shumicën e vendeve nën 65. Megjithatë, përshtypje lë edhe Franca, e cila është në listën e vendeve ku qytetarët e saj pothuajse nuk lahen çdo ditë!

A na dëmton larja e përditshme?

Kohët e fundit, debati nëse larja çdo ditë ishte e nevojshme apo jo u bë kryefjalë falë disa prej zërave më me ndikim në Hollyëood. Pasi Jake Gyllenhaal i tha revistës Vanity Fair se gjithnjë e më shumë ai e sheh larjen “më pak të nevojshme”, shumë të famshëm të tjerë dolën në mbrojtje të higjienës personale me ndërprerje.

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë deklaruar se ata i pastrojnë fëmijët e tyre vetëm kur “mund të shohin papastërtitë mbi ta”, dhe në vitin 2008 Charlize Theron rrëfeu se ajo mund të kalojë një javë pa u larë.

Ndërkohë, Brad Pitt zbuloi gjatë xhirimeve të Inglourious Basterds se përdor peceta për fëmijë si zëvendësim për dushin dhe Cameron Diaz, Matthew McConaughey, Julia Roberts dhe Leonardo DiCaprio kanë kundërshtuar publikisht përdorimin e deodorantit.

Të fundit

Fushata i kushton shtrenjtë, Mitsotakis rezulton me Covid 19

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë...

Gazetarja plas ‘bombën’: Ja çfarë do të bëjë prokuroria për çështjen e Tahirit

Burime të sigurta të gazetares Anila Hoxha deklaruan se pavarësisht se prokurori i çështjes ka aprovuar lirimin e Saimir Tahirit, të hënën po shohin...

Tkurret popullsia e Shqipërisë, 32 mijë banorë më pak gjatë vitit të kaluar

Edhe gjatë vitit 2022, popullsia e Shqipërisë vijoi tendencën rënëse. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, më 1 janar 2023 në vendin tonë u...

Puthi Georgia Melonin/ Basha “xhelozon” Ramën: Sillet si yjet e Hollywood-it

Veprimi i kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Molavi, ku i dha një përaqfim të zjarrtë kryeminsitries së Italisë Georgia Meloni, është...

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

Mbrëmjen e sotme është arrestuar Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Rama ka reaguar menjëherë për arrestimin e zyrtares. “Një Sekretare e...

Lajme të tjera

Web TV