Si e shikon rikthimin e Bashës?/ Këlliçi: Le të garojë, por s’është i nevojshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka komentuar rishfaqjen e  Lulzim Bashës në skenën politike një vit pas dorëheqjes në krye të Partisë Demokratike.

Sipas Këlliçit në A2 CNN, ashtu sikurse çdokush tjetër, edhe Basha ka të drejtën për të garuar për një funksion politik brenda një force politike, por sipas tij, nuk beson se është i duhuri për këtë gjë.

Pjesë nga biseda:

Në takimin e parë me të rinjtë, që z. Basha thotë që janë të rinjtë e Partisë Demokratike, flet për lista të hapura dhe bëri një thirrje: mos i besoni politikës! Nga cilat radhë vjen Lulzim Basha?

Nuk e di, me siguri ka harruar që ka qenë tre herë ministër i qeverisë së Partisë Demokratike, një herë kryetar bashkie dhe tre herë kandidat për kryeministër, dhe sot është deputet. Dhe sot figuron në gjykatë si i vetmi rast në botë, unikal, si i vetmi kryetar partie që ka dhënë dorëheqjen dhe vijon të jetë kryetar partie në gjykatë.

Çfarë ju thotë ky rikthim i sotëm i z. Basha dhe kjo retorikë e tij me të rinjtë e forumit rinor?

E para njëherë, nuk janë të rinjtë e forumit rinor. Nuk kanë asnjë lidhje me këtë forum. Shumë mirë që janë të rinj, që marrin pjesë në një aktivitet politik, por që nuk janë të rinj të forumit rinor, për këtë ju garantoj.

A është ky një hap drejt rikthimit të z. Basha në drejtimin e Partisë Demokratike formale, atë të vulës?

Nuk di si ta quaj, a është ky apo jo një hap drejt rikthimit të tij. Kam parë sot një sërë deputetësh, që kanë mbështetur fraksionin e vulës, që kanë qenë kundër një rikthimi të z. Basha. Në fund të ditës, çdokush është legjitim për të garuar për një funksion politik brenda një force politike, por nuk besoj se lidershipi i z. Basha është më i nevojshëm për drejtimin e Partisë Demokratike dhe për opozitën.

Të fundit

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League....

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Lajme të tjera

Web TV