Dumani prezanton ecurinë e SPAK në 2022: 4 vendime dënimi për ish-zyrtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka prezantuar para Komisionit të Ligjeve ecurinë e SPAK në vitin 2022.

Dumani tha se në total ka pasur 122 procedime penale dhe 4 vendime dënimi për ish-zyrtarë të lartë. Për procedimet penale, theksoi Dumani, është përdorur edhe metoda e përgjimit.

“Ka një regjistër të dhënash për procedimet penale, po përgatitet rregullorja për sistemin e vlerësimit për oficerët e BKH-së.

Në 122 procedime penale janë, rritje pozitive në procedime, 2022 pjesën më të madhe është proceduar përgjimi, 1023 pajisje fundore. Një e dhënë e rëndësishme është rritur gama e databaseve, ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë. 

Kjo është një arritje sepse ne e dimë se sa e dobishme është përshtatja në mënyrë të shpejtë.

Po krijon një sistem të brendshëm të menaxhimit, për menaxhimin e informacionit në mënyrë sa më të shpejtë.

4 vendime dënimi për ish zyrtarë të nivelit të lartë, 24 procedime penale për ish zyrtarë të nivelit të lartë, 8 me 8 të pandehur gjyqtarë, 1 me ish deputetë procedim penalë. Në lidhje me rekomandimin e aseteve kriminale, sekuestrohen portofol asetesh si pasuri të paluajtëshme”, deklaroi Dumani.

Kreu i SPAK tha se BKH vijon të ketë ende vakanca në gjyqtarë, konkretisht 3 prokurorë të posaçëm dhe 27 punonjës të administratës civile.

“Në lidhje me rekomandinijm e përmbylljes së plotësimit të vendeve vakante në SPAk dua të them se gjatë vitit 2022 ëhstë përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke finalizuar në këtë mënyrë, plotësimin e kësaj strukture me emërimin e 60 hetuesve pranë BKH.

Sidoqoftë, organika mbetet ende e paplotësuar. Ka ende vende vakante për 3 prokurorë të posacëm dhe 27 punonjës të administratës civile”, tha Dumani.

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV