“Gjysma vidhnin e gjysma tjetër paguante”/ Rama: Shqipërinë e bën vetëm PS, tjerët…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama teksa ka falenderuar qytetarët e Durrësit ditën e sotme në një takim në qytetin bregdetar, ka bërë edhe një bilanc të punëve që janë bërë e të atyre që duhet të bëhen.

Ai tha se është bërë një punë mjaft e mirë me energjinë në vend dhe e njëjta gjë duhet të bëhet sipas tij edhe me Kadastrën.

Kreu i qeverisë insistoi se këtë vend mund ta bëje vetëm PS-ja, pasi palët e tjera sipas tij nuk ia kanë haberin se si ta çojnë para.

Fjala e Ramës:

“Njerzilliku është gjëja që na duhet, vlen për ët gjitha institucionet që përfaqësojnë shtetin. Nuk dua të hy në detaje por duhet ta pranojmë që nëse me energjinë kemi bërë një transformim epokal, nga një vend ku gjysma vidhnin e gjysma tjetër paguante edhe për atë gjysmën e ku ishte një qamet i madh. Në zyra të klientit që ishin në bodrume të marra me qira. Nuk mund të themi që kemi bërë po atë revolucion me kadastrën. OSHE-ja nuk është një ndërmarrje për t’u mjelë, nuk është një vend për të çuar në punë veterinerë e agronomë.

Merita kryesore është e mbështetjes që i dha PS-ja atij transformimi. Tek kadastra ne duhet të bëjmë një transformim përfundimtar, është bërë punë tek kadastra po nuk është e pranueshme më, është bankë e nuk shkohet për ët punuar aty ku është drejtoria e kredive me diplome veterineri. Nuk ndodh kjo. Është banka e pronave të shqiptarëve. Ajo është banka e pronave e askujt tjetër.

E gjithë ajo punë që është bërë për hartat nuk mund ta lemë të pambaruar. Këtë vend po nuk e bëri PS-ja nuk e bën askush tjetër nuk ka mundësi edhe sikur të dojë, ata të tjerët edhe po të duan nuk kanë mundësi nuk dinë s’kanë haber fare për 1001 arsye është vetëm kjo parti që mund ta bëjë, vetëm në këtë periudhë kohë mund të bëjmë kthesën përfundimtare.

Lexo edhe :  Vrasja në Has, dalin detaje të reja: Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit

Durrësi është i rëndësishëm jo për Durrësin por për ekonominë e Shqipërisë.”- tha Rama.

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV