Ish diplomati amerikan Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish sekretari amerikan i Shtetit dhe këshilltari presidencial Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes këtë të shtunë, duke kapërcyer për jetëgjatësinë shumë bashkëkohës të tij politikë që udhëhoqën Shtetet e Bashkuara në një nga periudhat e saj më të trazuara, përfshirë presidencën e Richard Nixon-it dhe Luftën në Vietnam.

I lindur në Gjermani më 27 maj 1923,  Kissinger mbetet i njohur për rolin e tij kyç në politikën e jashtme amerikane të viteve 1960 dhe 1970, përfshirë përpjekjet e fundit për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Vietnami, që ndodhi pasi emri i tij ishte lidhur tashmë pazgjidhshmërisht me shumë prej veprimeve të diskutueshme të konfliktit.

Siç shkroi në gazetën “Washington Post” i biri, David Kissinger, ish diplomati do të festojë 100 vjetorin këtë javë me vizita në Nju Jork, Londër dhe vendlindjen e tij, qytetin Fürth, në Gjermani.

Përgjatë viteve të fundit, Kissinger ka arritur të ruajë rolin e tij ndikues si një burrë shteti me përvojë të gjatë, tek udhëheqësit e Uashingtonit.

Ai ka këshilluar presidentë republikanë dhe demokratë, përfshirë Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së zotit Trump, ndërkohë që mban një sipërmarrje ndërkombëtare këshillimi, përmes të cilit mban fjalime me theksin gjerman që nuk e ka humbur që kurse u largua nga vendlindja e tij, për t’i shpëtuar regjimit nazist, së bashku me familjen, kur ishte ende adoleshent.

Gjatë këtij muaji, Kissinger u shpreh se me hyrjen e Kinës në bisedime po shënohet një pikë kthese për luftën në Ukrainë. Ai i tha rrjetit televizv CBS News se pret që negociatat të përmbyllen “deri në fund të vitit”. Ai ka bërë thirrje për paqe përmes negociatave, për t’i dhënë fund konfliktit.

Kissinger është gjithashtu bashkëautor i një libri për inteligjencën artificiale, që doli në shitje në vitin 2021, i quajtur “Epoka e inteligjencës artificiale dhe e ardhmja jonë njerëzore”. Ai ka paralajmëruar se qeveritë duhet të përgatiten për rreziqet e mundshme që lidhen me teknologjinë.

Lexo edhe :  Pas 1245 ditësh në detyrë, Scholz ikën nga posti i kancelarit! Kush do të jetë pasuesi?

Gjatë tetë viteve si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe sekretar shteti, zoti Kissinger u përfshi në ngjarje të rëndësishme të politikës së jashtme, përfshirë shembullin e parë të “diplomacisë së udhëtimeve” në kërkim të paqes në Lindjen e Mesme, negociatat sekrete me Kinën për të afruar marrëdhëniet e “ngrira” mes dy superfuqive në zhvillim dhe nxitjen e bisedimeve të paqes në Paris për t’i dhënë fund luftës në Vietnam dhe pranisë ushtarake amerikane atje.

Kissinger, së bashku me Presidentin Nixon, mbajtën gjithashtu peshën kryesore të kritikave të aleatëve amerikanë kur forcat komuniste të Vietnamit të Veriut morën kontrollin e kryeqytetit të Vietnamit Jugor, Saigon, në 1975, ndërsa personeli i mbetur amerikan u largua nga ai që tani njihet si qyteti Ho Chi Minh City.

Ai gjithashtu u akuzua si përgjegjës për zgjerimin e konfliktit në Laos dhe Kamboxhia, që bëri të mundur vendosjen e regjimit të gjenocidit të Kmerëve të Kuq që vrau rreth 2 milionë kamboxhianë.

Ai u njoh si nxitësi kryesor në periudhën e Detantes, një përpjekje diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik duke filluar nga viti 1967 deri në 1979 për të ulur tensionet e Luftës së Ftohtë përmes negociatave tregtare dhe të armëve. Kissinger mbeti një nga këshilltarët më të besuar të Presidentit Nixon, gjatë administratës së tij nga viti 1969 deri në 1974, fuqia e tij vetëm sa u shtua, derisa për shkak të skandalit të përgjimeve (Watergate) ai dha dorëheqjen si president i 37 i Shteteve të Bashkuara.

Gerald Ford, i cili si zëvendëspresident u mori drejtimin e Zyrës Ovale pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, i dha zotit Kissinger “Medaljen Presidenciale të Lirisë” në vitin 1977, duke thënë se zoti Kissinger “ushtroi fuqinë e madhe të Amerikës me mençuri dhe dhembshuri në shërbim të paqes”./VOA

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV