Durimi i SPAK-ut vs durimit të publikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Është pritur me padurim nga publiku përballja e fundit e zyrtarëve të SPAK-ut me Komisionin e Ligjeve, por që kuptohet nuk është se tregoi aq shumë. Veçse seriozitetit në fjalë i mungoi një nga elementët kryesorë, që lidhet me praninë e opozitës. Për fatin e keq, SPAK-u edhe në drejtimin e z. Dumani nuk po i ngjall asnjë frikshmëri politikanëve. Dhe aq më pak kriminelëve, që janë sofistikuar dhe na përballin ngado, madje tashmë të eksportuar dhe duke i sjellë dhimbje-koke dhe vendeve të tjera deri në Amerikën Latine, ku dihet se janë vende burimore për shumë droga të forta. Qetësia e kreut të SPAK-ut e vendos ende në provë durimin e publikut dhe sidomos pritshmëritë e tij. Megjithatë, kreu i saj Dumani ishte i drejtëpërdrejtë dhe madje disi euforik për rezultatin e vitit që shkoi. Shefi i SPAK-ut e ka rreshtuar si sukses shtimin e pasurive të sekuestruara të krimit, ndërsa ka konfirmuar atë që publiku e ndjen në referencat e medias, sipas të cilit krimi shqiptar brenda e jashtë vendit është më i sofistikuar, që paratë i transferon në linja sekrete dhe i investon në parajsa fiskale, madje ka linja të drejtpërdrejta me Amerikën Latine për kokainën. E përsërisim se, durimi ka qenë lajtmotivi i fjalës së tij, që do të thotë se publikut do t’i duhet të ndjejë sërish presionin, ofendimet e politikanëve dhe përballjet e krimit. Si vlerë, zyrtari ka prezantuar faktin se është thellësisht i pandikueshëm: “Ndikimi tek unë është zero, nuk ndodh. Qoftë kolegë prokurorë, gjyqtarë, të SPAK, GJKKO apo qoftë edhe politikanë që as nuk e marrin mundimin të më telefonojnë apo kërkojë takim, sepse e dinë përgjigjen”.

Atë që nuk kupton publiku është sesi kaq vlera shpërdorimesh raportuar nga KLSH-ja nuk marrin përgjigje. Institucionet që kanë kaluar në “sitën” e Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën janar-shtator janë gjetur në shkelje të shumta që kanë sjellë dëm ekonomik por edhe ndikim negativ në administrim të të ardhurave ose shpenzimeve. Në buletinin e fundit rezulton që ky dëm për të dy zërat të jetë 122 miliardë lekë (mbi 1 miliardë euro), 38% e të cilës vjen nga të ardhurat dhe shpenzimet dhe pjesa tjetër nga shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave (Monitor, 2022).

Lexo edhe :  Zgjedhjet nën Lupë: Premtimet që do të kujtojmë, dhe ato që duhet të harrojmë

Publiku është pak konfuz me dosjet e inceneratorëve për të cilat opozita dhe media ka dhënë referenca të plota se çfarë mund t’i duhet më shumë SPAK-ut të shkojë në thelb, paçka se Dumani sërish ka kërkuar kohë për shkak të kompleksitetit etj. “Kemi raste, do ngremë akuzë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtareve që kanë shkelur ligjin. Asnjë s’ka imunitet. Na lini kohë. Kemi në hetim disa çështje të rëndësishme dhe koha do të tregojë rezultatin e tyre”, ka siguruar ai. A mundet vallë publiku të durojë kaq shumë derisa autoritetet të veprojnë? Koha po tregon se gjërat e mira duan kohë dhe Dumani me atë mbështetje të jashtëzakonshme të ndërkombëtarëve, jep një lloj garancije. Megjithatë në rastin e kompleksit “Partizani”, CEZ dhe, jo pak dsjeve të tjera, institucioni lë ende shumë për të dëshiruar. Pasi në rastin e Shqipërisë, kur gjërat maten me rezultatet, një gjë është e qartë: Nëse do ngresh padi dhe do dënosh konform provave e ligjeve në kohën e duhur, atëherë mund të flasësh se ky institucion e ka treguar veten. Deri më tani, pritshmëria ndaj durimit që na jep institucioni është më i madh sesa durimi i publikut

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV