“Besova tek ai”/ Ish deputetja e PS: Pse e mbështeta Këlliçin gjatë zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi garoi përballë Erion Veliajt në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Mbështetja e tij më e madhe ka qenë familja, siç deklaronte ai në fjalimet që mbante gjatë fushatës. Ndër to edhe ish deputetja e PS Ledi Shamku Shkreli, dikur deputete e Partisë Socialiste, nëna e të fejuarës së tij, Ana.

E ftuar në “ABC News”, ajo ka treguar se e ka mbështetur Këlliçin pasi ka besuar te natyra dhe vizioni i tij, por dhe sepse kanë shumë ngjashmëri në idetë për emancipimin e vendit. Por gjithashtu ka shtuar se edhe pse ka bindje të majta, kjo gjë nuk ka ndikuar në marrëdhënien e saj me Këlliçin.

“Besova te ndershmëria e tij”, ish deputetja e PS: Pse e

Ka pasur mbështetjen time në garë, sepse unë kam besuar te ndershmëria e tij. Unë e njoh dhe sidomos kam besuar te natyra e tij demokratike. Në këtë pikë ngjajmë shumë, por ndoshta nga që jemi tirons. Bëj shaka.

Është një djalë i shkolluar shumë mirë, shumë modern në vizionet e veta dhe kam ndjekur me vëmendje çdo ofertë të tij. Janë të gjitha oferta që i vlejnë qytetit dhe bashkësisë së qytetit.

Kështu që në një far mënyre, unë mbështes dhe nuk shoh anë. Kemi diskutuar shpesh, ai nuk ka nevojë për mua. Nuk besoj se jemi në kushte që të kritikojmë njëri-tjetrin.

Ne jemi shokë shpeshherë në biseda dhe bisedat tona kanë qene gjithmonë, sa i takon se sa bashkësi ka ky qytet, sa gjithëpërfshirje ka ky qytet, sa heterogjinitet ka ky qytet, cili është roli i gruas në vizionin e tij politikë.

Jam gëzuar shumë kur e kam parë që është shumë i emancipuar në këtë pikë dhe cili është roli i më të dobëtit në këtë qytet, i pakicave, i minoritetit, i njerëzve të pamundur etj.

Kur unë jam futur në politikë, slogani i kryeministrit tim ka qene ‘Përtej të majtës dhe të djathtës’, nëse e mban mend?

Unë këtij slogani i kam besuar përherë dhe vazhdoj t’i besoj që në këtë vend e mira publike dhe sidomos demokracia rri përtej të majtës dhe të djathtës,”-u shpreh në fjalën e saj, Shamku.

Të fundit

Shqiptarët, më optimistët në Ballkan! Eurobarometri: Serbët janë më të dëshpëruarit

Anketa më e fundit e eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin që kanë qytetarët e...

Horoskopi ditor, 9 Qershor 2025

Dashi Fale ndikimit shume pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do vazhdoni ta ruani te forte komunikimin dhe...

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e radhës, të dyja kërkesa të...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

Lajme të tjera

Web TV