Moti “ndryshon” stinë/ Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë verës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jemi dëshmitarë të një pranvere mjaft jo-stabile dhe me pak rreze diellore në territoret tona, ndërsa trende të ngjashme parashihen edhe javët dhe muajt në vijim.

Në parashikimin afatgjatë për verën 2023 të Shtëpisë së famshme meteorologjike amerikane AccuWeather për verën në territoret tona më specifikisht atmosfera do të vazhdojë të jetë jo-stabile.

Megjithatë duhet të sqarojmë se ACCUWEATHER nuk merret me një territor specifikisht, por ky parashikim vlenë për tërë Kontinentin e Vjetër.

Edhe pse rajoni ynë gjendet në zonën e masave jo-stabile dhe të freskëta kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi shumë ditë me diell dhe të ngrohta verore.

Në përgjithësi parashikimi thotë se reshjet do të jenë mjaft prezente për shkak të gjendjes së përgjithshme sinoptike dhe paterneve atmosferike, por duhet theksuar se vera ka shumë ditë në dispozicion dhe mjafton një anticiklon i fortë kontinental për të na siguruar ditë stabile dhe të nxehta verore.

Parashikimet afatgjata nganjëherë nuk janë kredibile, por kjo nuk do të thotë se AccuWeather nuk ka të drejtë ngase të gjitha trendet momentale japin të kuptojnë se vera 2023 do të jetë me mot të paqëndrueshëm.

Megjithatë, siç theksojnë edhe meteorologët e AccuWeather temperaturat e larta rreth vlerave mesatare ose pak mbi vlera mesatare do të mbizotërojnë për shumë ditë dhe kjo nënkupton se do përkundër parashikimeve do të kemi ditë të nxehta dhe stabile.

Pra, para nesh një verë me mot të ndryshueshëm ku pritet të kemi periudha të shpeshta me reshje por nuk do të mungojnë edhe ditët stabile dhe të nxehta.

Lexo edhe :  “Respekt”, Rama shpërndan foton e të riut duke shpëtuar një qen nga zjarri

Gjithsesi nuk do të mungojnë shtrëngatat me bubullima të cilat mund të sjellin problematika në disa rajone ku përmenden edhe përmbytjet e mundshme.

Të fundit

Hamasi pranon propozimin për armëpushim në Gaza

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje...

Krasniqi reagon pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe kreu i...

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali, blindohet kufiri

Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke...

APL kërkon shfuqizimin e disa neneve në Kodin e ri Penal

Në një kohë kur ekonomia kërkon stabilitet dhe tregu i lirë duhet të funksionojë pa pengesa, Kodi i ri Penal po sjell debate të...

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i 251 urdhër-arresteve të lëshuara nga...

Lajme të tjera

Web TV