Si do të aplikohet rritja e pagave?/ Ibrahimaj sqaron skemën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, doli pak më parë në një deklaratë për mediat, ku shpjegoi reformën e pagave.

Ibrahimaj tha se fillimisht pagat do të kalojnë ashtu siç ishin, pa shtesat, derisa të zbardhen plotësisht vendimet dhe të bëhet aplikimi i tyre.

Ndërkohë shtesat e muajit prill dhe maj do të jepen me një vendim të dytë.

“Ne kemi kërkuar institucioneve buxhetore me qëllim që pagat e muajit maj të kalojnë siç ishin para se të hynte në fuqi reforma. Titullarët e institucioneve që preken nga ligji vendosëm që pagat në tërësi të kalojnë siç kanë qene në muajin maj. Shtesat mbi pagë të aplikohen qoftë për muajin prill qoftë për muajin maj. Tatimi i të ardhurave të jetë tatimi i duhur. Të gjitha institucionet me zbardhjen e vendimit do të instruktohen duke prekur listë pagesat e këtyre dy muajve. Mendojmë se kjo do të ketë një ndikim të rëndësishëm dhe jemi të bindur se kjo reforma ka ardhur në kohën e duhur.

Paga minimale ka pasur një rritje të konsiderueshme. Kemi bërë një llogaritje të ofertës që po hidhet dhe sa oferta agregate reflektohet në rritje. Nuk presim të ketë një rritje infalcioni nga rritja e pagave. Oferta agregate, diferenca dhe paratë shtesë është shumë e vogël në krahasim dhe me paranë totale në qarkullim do të shihet se sa do të ndiqet kjo nga sektori privat. Në të gjitha skenarët që ne kemi parashikuar për rritjen e pagave, nuk presim të ketë ndikim domethënës në inflacion. Pasojat e krizës ende jemi duke i ndjerë”, theksoi ministrja.

 

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 10 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 85.4 lekë dhe shitet me 86.6 lekë. Euro blihet me 97.6...

Mosfunksionimi i radarit në aeroportin e Napolit anulon 45 fluturime

Një dështim i radarit në aeroportin më të madh në qytetin jugor italian Napoli ka çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve dhe në vonesa...

Studiuesit zbulojnë depozita të mëdha ari

Rezervat më të mëdha të arit në Tokë nuk ndodhen në depo të njohura si Fort Knox, por thellë, nën më shumë se 3...

“Qetësohen” çmimet në maj! Inflacioni zbret në 2.2%, argëtimi bëhet më i shtrenjtë

Çmimet e mallrave të konsumit janë rritur më ngadalë në muajin maj, në krahasim me prillin, kur inflacioni arriti nivelin më të lartë në...

Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja si do funksionojë

Kriza demokratike dhe plakja graduale e popullsisë po imponon zgjidhje të pashembullta për të mbajtur të angazhuar moshën e tretë. Në kuadër të përpjekjeve për...

Lajme të tjera

Web TV