Vin Veli flet për raportin me Bora Zemanin: Marrëdhënia është shumë e mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse kanë vite të ndarë dhe secili ka vijuar jetën e tyre, Bora Zemanin dhe Vin Veli do i bashkojë gjithnjë një dashuri shumë e madhe, siç është djali i tyre Arbori.

Ata kanë treguar se dinë të jenë prindër shembullor pavarësisht raportit mes tyre. Kështu, për shembull, një vit më parë u shfaqën bashkë krah djalit të tyre në festën e tij të abetares.

Por, siç është raporti i tyre përtej asaj që shohim në rrjetet sociale? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur vetë Dj i njohur në një intervistë të fundit.

“Marrëdhënia është shumë e mirë. Gjithmonë ka qenë me mirëkuptim. Kemi qenë bashkë gjithmonë për të përbashkëtën tonë, djalin,”-tha ai për T7.

Ndërsa i pyetur për të birin, Vin Veli tha se është gjithë kohës pranë tij. Dhe kur është larg Tiranës komunikon përmes telefonit.

“Arborin e takoj shpesh, gjithë kohës. Edhe nëse nuk jam në Tiranë lidhem disa herë në ditë. Është në mendjen timë gjithë kohës, 24 orë.”-tha ai.

Të fundit

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajmet për politikën ju dëmtojnë zemrën

Lajmet e ditës në vendin tonë janë të mbushura me politikë. Çdo edicion lajmesh nis me një ose shumë politikanë që herë flasin qartë...

Lajme të tjera

Web TV