Zyrtare/ Lionel Messi largohet nga Paris Saint-Germain pas dy sezonesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi e mbyll me Paris Saint Germain. Lajmin e ka dhënë trajneri i klubit francez, Christophe Galtier, i cili në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Clermont, pranoi se argjentinasi do të luajë për herë të fundit në “Parkun e Princave”.

“Kam pasur privilegjin që të stërvit lojtarin më të mirë të historisë së futbollit. Nesër do të jetë ndeshja e tij e fundit në ‘Parkun e princave’. Shpresoj të respektohet në mënyrën e duhur’, deklaroi Galtier.

Duke folur për eksperiencën 2-vjeçare të yllit argjentinas në klubin francez, tekniku i PSG-së pranoi se veçanërisht në sezonin aktual, Messi u shndërrua në një element mjaft të rëndësishëm për skuadrën.

“Sezonin e parë iu desh të ambientohej, ndërsa këtë vit tregoi në fushë se ishte një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës. Kritikat për të i gjej të pavenda, pasi në një sezon të çuditshëm si ky i Botërorit ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 22 asiste, duke qenë gjithmonë në shërbim të ekipit”, u shpreh trajneri.

Lionel Messi iu bashkua PSG-së në verën e 2021-shit dhe firmosi nëj kontratë 2-vjeçare, e cila skadon më 30 qershor të këtij viti. Pavarësisht ofertës nga klubi francez, ylli argjentinas vendosi të mos e rinovojë bashkëpunimin, kjo edhe për faktin që asnjëherë nuk arriti të krijojë afeksionin e duhur me tifozerinë e PSG-së, që e ka vërshëllyer dhe kritikuar në jo pak raste.

E ardhmja e Messit është ende për t’u vendosur, pasi Barcelona po bën përpjekje për ta rikthyer aty ku shkroi historinë e futbollit për shumë sezone, teksa opsione mbeten edhe Arabia Saudite e ShBA-ja.

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV