E dënuar për korrupsion, Vetingu shkarkon Majlinda Andrean pas 6 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shkarkuar nga detyra ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea. Ajo më herët ka qenë e dënuar për korrupsion.

Majlinda Andrea u shpall fajtore për marrjen e një ryshfeti 50 euro, për të mos pranuar rekursin për një vendim pronësie në zonën e Butrintit.

Edhe pse e dënuar më parë Këshilli i Lartë i Drejtësisë më 22 korrik 2017, nuk zbatoi ligjin për ta shkarkuar Andreaan, e cila mbante statusen e magjistrates edhe pse e dënuar më parë.

Në këto rrethana, Komisioni i Vetingut ka kryer verifikimin e Majlinda Andreas, duke i kaluar barrën e provës. Ish gjyqtarja ka pohuar se KPK-ja nuk ka kompetencë për verifikimin e saj dhe se Komisioni i Vetingut duhet ta mbyllë këtë proces pa një vendim.

Në përfundim të procesit, KPK-ja ka vendosur shkarkimin e Majlinda Andreas nga detyra, me argumentin se ka cenuar besimin e publikut, duke iu referuar vendimit të dënimit për korrupsionin.

Majlinda Andrea e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Në vitin 2008, Andrea u emërua anëtare e Gjykatës së Lartë dhe e ushtroi detyrën deri në vitin 2016, kur u përball me akuzat për mitmarrje.

Në shkurt të vitit 2021, KPK ka vendosur ngritjen e trupës për rivlerësimin e Andreas, të përbërë nga komisioneret Alma Faskaj, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli.

Të fundit

“Central Recorder”: Zbuloni rivierën shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Eksploroni Rivierën mahnitëse Shqiptare, plazhet më të mira dhe xhevahirët e fshehur. Bukuria e Rivierës Shqiptare është një parajsë...

Qyteti i famshëm italian nuk do të lejojë picat dhe akulloret pas një orari të caktuar

Një nga qytetet më të famshme italiane po mendon që të ndalojë shitjet e picave dhe akulloreve pas mesnatës. Në përpjekje për të ulur zhurmën...

Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoni për t’u faktorizuar Albini

Nga Mero Baze Dy kandidatët shqiptarë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut morën afërsisht 23 për qind të votave, nga 19 për qind që...

“Nëse ka urdhër-arrest, nuk arratisem”, Meta: Unë i sëmurë?! Ja shikojeni, si ju dukem

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është I ftuar përballë gazetares Marsela Karapanço në emisionin “Frontline’ në Report Tv. E cilëson SPAK një...

Projekti i qendrës “Expo Albania”/Rama:Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga projekti fitues për ndërtimin e qendrës “EXPO ALBANIA” që siç e theksoi edhe vetë gjatë fjalës së...

Lajme të tjera

Web TV