Sot Dita Botërore e Mjedisit, çfarë është dhe pse festohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita ndërkombëtare e mjedisit është caktuar 45 vjet më parë nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.

5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit.

Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.

Të fundit

Moti i keq godet Elbasanin, përmbytje dhe bllokim qarkullimi

Elbasani është pushtuar sot nga një mot i pazakonshëm, me erë të fortë dhe e shoqëruar nga një rrebesh...

“Shqiptarët të bëjnë më shumë”… që Tritan Shehu të mbetet gjithë jetën deputet

Nga Toni Drishti Pak ditë më parë, deputeti veteran i PD-së, Tritan Shehu, u shpreh që partia e tij kishte bërë çfarë kishte mundur, tani u...

Shënohet dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit

Dita e Flamurit e gjen Ukrainën ende në luftë me agresorin rus, i cili po përpiqet që në bisedimet për paqen të mos lëshojë...

“Ndodhi papritur”/ Dëshmojnë të afërmit e 4- vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinë

Nëna, babai dhe gjyshi i 4-vjeçares shqiptare që u gjet e mbytur në pishinën e një vile në Paksos të premten pasdite, pranë shtëpisë...

114 vite nga rënia në betejë, inaugurohet në Tuz varri monumental i heroit Dedë Gjon Ujka

Në 114-vjetorin e vdekjes së udhëheqësit të kryengritjes së Malësisë së Madhe, Dedë Gjon Ujka, që dha jetën në betejën e përgjakshme në Qafën...

Lajme të tjera

Web TV