Pse aksi Librazhd-Përrenjas vijon të jetë burim aksidentesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksi Librazhd-Përrenjas vijoj të jetë një njollë e zezë, në të cilën ndodhin aksidente thuajse çdo javë.

Më i fundit ka qenë dje, ku më konkretisht aksidenti ka ndodhur në aksin Prrenjas-Librazhd në Qukës Qendër.

Një makinë është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë. Si rezultat makina ka përfunduar në poshtë kamionit, ndërsa dy të rinj ndodhen në gjendje të rëndë.

Shpesh shoferët të cilët udhëtojnë në këtë zonë ankohen për prani të vajit kryesisht nëpër kthesa dhe në ditë me shi bëhet akoma me rrezikshme lëvizja me makinë.

Një pjesë dyshojnë se vaji hidhet qëllimisht dhe e njëjta problematikë është dhe në aksin Librazhd-Elbasan. 

Kompanitë të cilat merren me mirëmbajtjen e rrugës thonë se vaji rrjedh nga makinat në raste aksidentesh.

Ekspertë të ndryshëm janë shprehur më parë se e vetmja mënyrë për të ulur numrin e aksidenteve është që të shtrohet asfalt i ri në këto kthesa.

Problem është edhe aksi Pogradec-Qafë Thanë. Të dyja këto rrugë dhe rastet e aksidenteve që kanë ndodhur aty ne i kemi pasqyruar edhe në kronikat e Euronews Albania, përmes zërit të qytetarëve.

Të fundit

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Nga Mero Baze Ky debat që në PD të mos ketë debat për Berishën, është më i pazakonti në botë. Në gjithë historinë e debateve në...

Lajme të tjera

Web TV