”PD duhet të bashkohet”/Gështenja: Askush nuk duhet të ketë frikë nga gara dhe nga vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja thotë se demokratët duhet të bashkohen dhe secili të bëjë një hap pas për të lënë mënjanë të gjitha debatet mes grupimit.

Në një deklaratë për mediat nga jashtë Kuvendit, Gështenja thotë se duhet vrapuar, jo po postin e kryetarit, por për një PD që të jetë forcë qeverisëse.

Lefter Gështenja: Nuk është nevoja të flasim. Unë kërkoj që PD dhe demokratët të bashkohen. Nëse do të vazhdojmë të sulmojmë njëri-tjetrin, unë them jo. Secili duhet të bëjë një hap pas. Nuk pres të ketë garë, nëse ne vrapojmë të mbyllim procesin një orë e më parë. Duhet që PD-ja të hapet.  Duhet të bashkohen demokratët, të gjithë faktorët duhet të kontribuojmë. Nëse nuk duhet të vrapojmë për postin e kryetarit, por për një PD më të madhe për të qenë nesër një forcë qeverisëse.

Unë do të vazhdoj të kontribuoj për një PD më të madhe se e djeshme. Kontribuoj prej 32 vjetësh, nuk kam ardhur për karrigen e deputetit në PD. Besoj tek PD. Nuk arrij të kuptoj këto kryetarët kanë mbaruar ndonjë shkollë për kryetarë dhe vetëm këta e bëjnë? Në PD ka njerëz të denjë që mund të jenë të tillë. Kërkohet që t’i japim mundësi çdonjërit për një garë të lirë dhe të ndershme. Askush nuk duhet të ketë frikë nga gara dhe nga vota. Duhetë të rritet besimi brenda vetes dhe brenda demokratëve, në të kundërt nuk mund të fitojmë besimin e demokratëve.

Të fundit

Demokratë… dilni mbushni sheshet! Mos prisni magjistarin që do rrëzojë Ramën

Deputeti demokrat Tomor Alizoti u ka bërë apel qytetarëve që të sensibilizohen dhe ti bashkohen kauzës opozitare për rrëzimin...

Shpërthim gazi në Sorrento, të paktën 2 viktima

Dy të moshuar, një burrë dhe një grua, të moshës 81 dhe 83 vjeç, vdiqën në një shpërthim në një apartament në Piano di...

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij vendosen nën hetim nga Prokuroria

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale. Sipas...

Alimehmeti i pakënaqur nga ‘primaret’ në PD: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në Klan News, foli për zhvillimet brenda partisë dhe sfidat që kanë shoqëruar...

“Injorimi i numrave, katastrofë e pashmangshme”/ PS dominuese, opozita drejt shuarjes

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend...

Lajme të tjera

Web TV