Nuk ndalon rritja e çmimit të zarzavateve, produkteve të qumështit dhe mishit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familjet shqiptare çojnë rreth 42% të shpenzimeve mujore për t’u ushqyer, shifër që është më e larta në Europë dhe shumë më tepër se mesatarja e Bashkimit Europian prej 13%.

Si rrjedhojë, shtrenjtimi i ushqimeve rëndon shumë më tepër në buxhetin e një familjeje shqiptare sesa në atë të një familjeje në vendet e Bashkimit Europian, apo dhe në rajon.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se shumë ushqime vijuan rritje me ritme dyshifrore edhe në maj.

Shtrenjtimi më i lartë ishte për zarzavatet, përfshirë pataten, që ishin 18.3% më të shtrenjta në maj, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Patatja dhe qepa dy produkte bazë në kuzhinën shqiptare po shiten më çmime mesatarisht 25% më të larta këtë sezon.

Tregu ka mungesa të rregullta në furnizime dhe për pasojë çmimi luhatet nga ditë në ditë me tendencë rritjen.

Nuk ka të ndalur as rritja e çmimeve të qumështiit e nënprodukteve të tij, që janë bërë më të shtrenjta sesa në shumë vende të tjera të Europës.

Çmimet e grupit Qumësht, djathë dhe vezë u rritën me 14.3% me bazë vjetore në maj. Përfaqësuesi e industrisë janë ankuar vazhdimisht për rritje të kostove dhe rënie të prodhimit vendas për shkak të uljes së krerëve të bagëtive,të ndikuar nga emigracioni në zonat rurale.

Shtrenjtimi i produkteve të qumështit po i hap rrugën importeve, që u rritën me 28% për 4 mujorin e parë.

Më i shtrenjtë është dhe mishi (+12.1), i ndikuar sërish nga rënia e blegtorisë.Në kafe dhe restorante, duhet të paguajmë mesatarisht 5% më shumë. Edhe pajisjet për shtëpinë janë më shtrenjtë, sidomos mobiliet, makinat larëse

Lexo edhe :  Një bishë luksoze! Rolls-Royce prezanton makinën e re, 370 000 euro për 659 kuaj fuqi

Më lirë kushton vetëm nafta, që ka zbritur në më pak se 180 lekë për litër, nga 230-240 lekë që kulmoi në maj të një viti më parë.

Treguesi i shërbimeve të mjeteve personale të transportit shënoi rënien më të fortë prej 16.1%.

Pas gjashtë muajsh radhazi, kur shfaqi shenja ngadalësimi, rritja e çmimeve u përshpejtua sërish në muajin maj, përkundrejt pritshmërive të Bankës së Shqipërisë që treguesi të kishte një ulje graduale përgjatë këtij viti.

INSTAT njoftoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2023 është 4,7%.

Që nga tetori i vitit 2022, kur inflacioni arriti në 8.3%, niveli më i lartë që nga 1998, treguesi ishte ulur në mënyrë konstante deri në prill, kur zbriti në 4.6%, për t’iu rikthyer sërish rritjes së lehtë në maj./Monitor

Të fundit

“Koalicioni shqiptar”, zbulohen opsionet për emrin e koalicionit gjerman

Agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Presse – Agentur” ka përjashtuar mundësinë që koalicioni i ri në Gjermani mes CDU/CSU...

Raporti 2024, IOM: 40% e fuqisë punëtore është larguar nga vendi, ja shkaku

Në raportin e vitit 2024 të Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit raportohet se rreth 40% e fuqisë punëtore të Shqipërisë ka emigruar jashtë vendit. Shkak...

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe para stërvitjes. Përshpejton humbjen e yndyrës Kafeja...

Trump, pa asnjë lidhje me Berishën

Nga  ARTUR  AJAZI Qysh në fushatën e zotit Trump, kreu i Partisë Demokratike (i konvertuar në konservator) ka hequr paralele mes fatit të tij politik,...

“Po zhduken dokumentet”/ Bashkia Tiranë reagon pas denoncimit të Berishës: Proces rutinë!

Pas denoncimit të kreut të PD Sali Berisha se kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar zhdukjen e dokumenteve, reaguar Bashkia e Tiranës. Në reagim bëhet me...

Lajme të tjera

Web TV