20 qytetet me ajrin më të ndotur në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), pothuajse e gjithë popullsia globale (99%), thith ajër që tejkalon kufijtë e cilësisë së ajrit të miratuar nga OBSH-së.

Për të përpiluar renditjen, janë përdorur përqendrimet mesatare 2022 të PM2.5, nga Raporti Botëror i Cilësisë së Ajrit të IQAir, për të përcaktuar qytetet kryesore me ajër më të ndotur në botë.

Si një nga treguesit standardë të cilësisë së ajrit të përdorur nga OBSH, përqendrimi i PM2.5 i referohet sasisë së grimcave të imta me një diametër prej 2.5 mikrometra ose më pak, në një vëllim të caktuar ajri.

Grimcat e imëta, që janë kaq të vogla, mund të depërtojnë në mushkëri kur thithen dhe të hyjnë në qarkullimin e gjakut, duke prekur të gjitha organet kryesore.

Bazuar në përqendrimet mesatare vjetore të PM2.5 (μg/m³) në vitin 2022, këto janë qytetet më të ndotura në botë:

 

Me shifra kaq të larta, përqendrimi i disa ose të gjithë ndotësve të mëposhtëm, është në nivele të rrezikshme në këto qytete:

  • Ozoni në nivelin e tokës
  • Grimcat
  • Oksidi i karbonit
  • Dioksidi i squfurit
  • Dioksidi i azotit
Lahore, Pakistan

Në krye të listës, Lahore në Pakistan, ka një kombinim të emetimeve të larta të automjeteve dhe industriale, si dhe tymin nga furrat e fabrikave të tullave, mbetjet e të korrave, djegien e përgjithshme të mbeturinave dhe pluhurin nga kantieret e ndërtimit.

Nivelet e ndotjes së ajrit, mund të ndikohen gjithashtu nga praktika të tilla si shpyllëzimi dhe mungesa e gjelbërimit, për të ndërtuar rrugë dhe ndërtesa të reja.

Delhi, Indi

 

Si rezultat i rritjes së popullsisë dhe rritjes së shpejtë të sektorit industrial, India ka 14 qytete në listë, duke ia kaluar Kinës, e konsideruar më parë burimi numër një i ndotjes së ajrit në botë.

Lexo edhe :  Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

I vetmi vend afrikan në listë, Çadi, përjetoi stuhi të forta pluhuri në vitin 2022, që rezultuan në një rritje prej 18% të përqendrimit të PM2.5 në 2022, krahasuar me një vit më parë.

Kostoja e cilësisë së dobët të ajrit

Cilësia e dobët e ajrit, është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të parakohshme në mbarë botën, vetëm pas presionit të lartë të gjakut, përdorimit të duhanit dhe dietës së dobët ushqimore.

Sipas një studimi të vitit 2020 nga Instituti i Efekteve Shëndetësore, 6.67 milionë njerëz vdiqën si pasojë e ndotjes së ajrit në vitin 2019.

Përveç miliona vdekjeve të parakohshme çdo vit, kostoja globale e dëmeve shëndetësore, që lidhen me ndotjen e ajrit, aktualisht qëndron në 8.1 trilion dollarë. / Visual Capitalist

Të fundit

Arsyeja pse partitë e reja dështojnë është se populli kërkon sofrën

Shqipëria është një vend me polarizim të madh. Madje, sot polarizimi politik i'a kalon edhe periudhës Komuniste! Në kohën...

Shëngjin, i riu bie nga skela, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 32-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht...

Tushemisht, biznesmeni dhe kryeplaku konfliktohen fizikisht

Një konflikt i vjetër për pronësinë e një rruge ka degjeneruar në dhunë fizike pranë parkut të Drilonit në Pogradec. Në përplasjen e fundit janë...

Largimi nga Manchester City, De Bruyne tregon arsyen pse zgjodhi Napolin

Kevin De Bruyne ka zbuluar në detaje arsyet që e çuan të bashkohej me Napolin si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë...

Shëngjin/ Nëna kishte humbur të birin, gjendet pas një orë kërkimesh

Një fëmijë 8-vjeçar nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, u gjet pas rreth një ore kërkimesh nga policia dhe...

Lajme të tjera

Web TV