Kleçka e Bardhit për të cunguar degët e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Sot u kuptua më qartë se ku fle lepuri tek manovra e Gazmend Bardhit që kishte thirrur mbledhjen e grupit parlamentar.

Ai deklaroi në dalje të mbledhjes së ishte kundër një vendimi të kryesisë që zgjaste mandatin e kryetarëve të degëve të PD-së.

Kjo po e bën edhe më të qartë manovrën e atyre që nuk deshën që të hapej zgjedhja e kreut të Partisë Demokratike.

Pasi në fakt, nisi që në mbledhjen e kryesisë së zhurmshme të PD-së, kur nënkryetarja e dorëhequr Jorida Tabaku propozoi zgjedhjen e 12 kryetarëve të PD-së në qarqe sipas modelit të PS-së, me logjikën për të suprimuar krerët e degëve.

Në fakt i vetmi organ legjitim, por edhe politikisht i provuar në periudhën 2 vjeçar që kur Sali Berisha nisi luftën për të zaptuar PD-në janë strukturat e partisë në bazë.

Ata jo vetëm që i rezistuan furisë së foltores, por edhe mbajtën tërë barrën e zgjedhjeve të 14 majit, ku arritën që të siguronin një numër të konsiderueshëm votash, më shumë se 104 mijë të tilla, edhe pse pa kandidatë për kryetarë bashkie në shumicën e tyre.

Në gjithë këtë situatë, kur institucionet statutore të PD-së janë thuajse të dërrmuara, nuk ka asnjë të drejtë kryesia apo ndonjë organ tjetër që të dalë mbi strukturat e PD-së në territor.

Madje, nëse do të kishte ndonjë logjikë politike, do të ishte pikërisht kolegji i kryetarëve të PD-së që të merrte atributet i një organi që të caktonte një regjencë të përkohshme, e më pas të organizonte të gjitha zgjedhjet në parti.

Pjesa e deputetëve që kanë dalë kundër vendimit të kryesisë, me në krye Gazmend Bardhin, po veprojnë jashtë logjikës politike. Pasi ose duhet të zbatojnë vendimin, ose duhet ta apelojnë atë në një organ tjetër.

Lexo edhe :  Krimet e Ballit që nuk harrohen/ 81 vjet nga vrasja e pabesë e Thoma Kalefit

Që mund të jetë ose Këshilli Kombëtar, ose Kuvendi, apo ndonjë asamble konstiutive e PD-së, por nuk mundet që të kërkojnë shkërmoqjen e të vetmes strukturë që ka PD në këmbë sot e që janë degët e saj.

Natyrisht është e qartë se kjo bëhet për interesa krejt të ngushta, pasi ata që dolën kundër PD-së me 14 maj, e kërkuan të votohen kandidatët e foltores, janë të sigurtë që nuk propozohen më deputetë.

E nuk ka sesi, pasi normalisht çdo anëtar i PD-së, mund t’i kërkojë që kandidimin ta bëjnë te foltorja, meqë bënë fushatë për të…

Të fundit

Rama mbyll fushatën/ Më 11 maj firmosim marrëveshjen për Shqipërinë evropiane!

Partia Socialiste mbajti takimin përmbyllës të fushatës së 11 majit në Tiranë. Pas një fjalë të shkurtër të të gjithë kandidtavë...

Pas tre dekadash/Berisha pranon gabimin me ish të përndjekurit dhe të burgosurit politikë

Në fund të fjalimit të tij Berisha shprehu ndjesë edhe për gabimet që kishte bërë në qeverinë e tij ndaj ish të përndjekurve dhe...

Rama ironizon LaCivita: I rrasi kapelen “Trump-iste” bufit duke e bërë qesharak

Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbylli zyrtarisht fushatën elektorale të PS për zgjedhjet e 11 majit me një miting në...

“Kryeqyteti, krenaria jonë”/ Rama: Tirana ha bukë veç, i kemi dhënë sharmin e Europës!

Kryeministri Edi Rama, në mbylljen e fushatës së PS-së është shprehur se Tiranën vetëm forca e tij politike mund ta bëjë edhe më mirë...

“Më e pakta 78 mandate”/ Rama ‘zbërthen’ projeksionet, Dibra vulos fitoren më 11 maj

Ky është blof, propagandë thanë disa duke komentuar memorandumin e Kuçit. Pse nuk qenka e mundshme. A di ku të ma thotë ku në cilën...

Lajme të tjera

Web TV