Paketa për Energjinë, BE i jep 72 mln euro Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka marrë 72 mln euro nga Bashkimi Europian, pas premtimit të këtij të fundit për ta ndihmuar të dalë nga kriza e energjisë elektrike.

Kjo shumë është sa 90% e grantit të premtuar në paketën e parë, cka do të thotë se mbeten edhe 8 mln euro të tjera.

Njoftimi është bërë nga Komisioni Europian, i cili ka bërë shpërndarjen në masë të njëjtë edhe në 5 shtetet e tjera të rajonit, duke disbursuar deri më tani 450 nga 500 mln euro

Masat, siç përshkruhen në planet kombëtare të veprimit nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor, përfshijnë për Shqipërinë subvencionimiin e çmimeve të energjisë për familjet dhe bizneset e vogla e të mesme, ndihma financiare për familjet në nevojë dhe investime të reja në energjinë e erës dhe të diellit.

“Ky transferim i fondeve në masën 450 milionë për gjithë rajonin, pjesa e parë e Paketës për Mbështetjen e Energjisë, u hartua bazuar në planet specifike të veprimit të partnerëve të Ballkanit Perëndimor”, njofton Komisioni Europian.

500 mln euro është vetëm gjysma e grantit që BE ka premtuar për Ballkanin, pasi vitin e ardhshëm 500 mln euro të tjera do të ndahen për projektet e energjisë së rinovueshme, gazit dhe energjisë elektrike, ndërlidhësve, përmirësimit të ngrohjes qendrore dhe rinovimit të infrastrukturës së vjetër të blloqeve të vjetra të banesave, spitaleve dhe ndërtesave publike.

Paketa prej 1 miliard eurosh do të ndihmojë rajonin tonë që të ulië varësinë nga energjia ruse dhe energjia fosile që prodhohet në disa prej shteteve fqinje.

 

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV