Arsimi në zi! Sëmundja e rëndë i merr jetën profesorit të universitetit të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori Ismail Demneri është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme pas një sëmundjje të gjatë.

Lajmi konfirmohet nga miqtë dhe familjarët e tij të cilët e cilësojnë si kolosin e qytetarisë së Tiranës.

Profesor Ismail Demneri lindi në Tiranë, më 15 Maj 1938, në një nga familjet e hershme autoktone tiranse e njohur për traditat e saj atdhetare. Pasi kreu me sukses studimet e larta gjatë viteve 60-të në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si inxhinier mekanik dhe më pas dha mësim, si një nga ekspertët më të njohur në fushën e Termodinamikës.

Madje, për disa kohë Ismail Demneri mbajti edhe postin e zv/dekanit.

Prof. Ismail Demneri, përpos meritave në fushën e profesionit të tij dhe cilësive njerëzore, ishte një tiranas 100 përqind, e pa dyshim një nga shtyllat kryesore me kontribut te jashtëzakonshëm në mbarëvajtjen e veprimtarive te Shoqates TIRANA, ku për njëzet vite mbajti me dinjitet postin e nënkryetarit të shoqatës, duke lënë kësisoj gjurmë te pashlyeshme në gjithë veprimtarinë e Shoqatës TIRANA, por edhe të kryeqytetit sidomos të banorëve autokton, që e donin dhe e respektonin pafund.

Prof.Ismail Demneri lindi në Tirane me 15 Maj 1938 në një nga familjet e hershme autoktone tiranse e njohur për traditat e saj atdhetare. Pasi kreu me sukses studimet e larta gjate viteve 60-te në universitetin e Tiranës, ku u diplomua inxhinier mekanik dhe ndërkohë pas një specializimi jashtë shtetit deri sa doli në pension dha mësim në universitetin politeknik të Tiranës si një nga ekspertet më të njohur në fushën e Termidinamikës.

Madje për disa kohe ai mbajti edhe postin e zëvendësdekanit të këtij fakulteti. Veçmas kësaj u angazhua edhe në veprimtaritë e Shoqatës TIRANA ku kontributi i tij qe i përmasave të jashtëzakonshme. Kështu fale ideve te tij u krijua, u shkrua e u botua kolana TIRANA PERSONALITETE.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 5 Korrik 2025

Me ndarjen nga jeta te PROF. ISMAIL DEMNERIT familja, miqtë e farefisi humbën njeriun e tyre të dashur, kurse Shoqata TIRANA e mbarë tiransit humben bashkëqytetarin e devotshëm e të palodhur që nuk reshte se evidentuari vlerat e qenësishme të të gjithë trevës tiranse.

Arsimi në zi! Sëmundja e rëndë i merr jetën profesorit

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV