Kosovë/ Kreshnikët tanë janë sërish pas historisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Kur u shfaq baruti mbaroi dhe Eposi i Kreshnikëve. Tashmë trimat e legjendave nuk kishin se çfarë të bënin më në një botë, që nuk ta bënte më të gjatë, qoftë edhe pa luftuar. Heronjtë ikën dhe qëndruan në vende, ku tashmë nuk i dallonte më askush. Kur nuk luftonin më, pse duhet të bënin dhe të tregonin bëma?! Dhe, vimë në ditët tona.

Po si ndodh, që ata që nuk luftojnë, ata flasin për luftëra dhe trimëri, paçka se e dinë mirë që është KFOR-i që përgjigjet për siguri në Kosovë, janë bash ata që e kanë mbi kurriz këtë përgjegjësi, qysh në vitin 1999.

KFOR-i (Lexo NATO) nuk i jep askujt llogari, përkundrejt çdo ankimimi, madje dhe kërkesave të vazhdueshme të ditëve të fundit të qeverisë kosovare. Kjo e fundit është munduar në ditët e fundit t’u kujtojë përgjegjësinë (!) dhe atributet, përmes z. Kurti.

Përgjigja direkte dhe pak herë indirekte vetëkuptohet qartë: Nëse kërkoni të bëni veprime pa u këshilluar, atëherë merrni përsipër vetë përgjegjësitë tuaja. Kurti e di mirë, paçka se bën gjithnjë të kundërtën, duke ditur se është paqartësia e BE-së, që e ndih të gjithën këtë.

Policët kosovarë e provuan në kurrizin e tyre të gjithë këtë kaos, që vjen tashmë dhe nga turbullia dhe tollovia e kuptimit të Marrëveshjes së Kumanovës nga Kosova por sidomos nga përpjekjet e Serbisë, që ndërkohë po përpiqet me të gjitha mjetet të ç’bëjë me detajet e dokumentit të saj mëvetësinë e Kosovës. Dihet: Një mision i pamundur.

Tirana ka marrë një përgjigje deridiku të mirë ndaj zyrtarëve më të lartë kosovarë, pasi Rama foli në emër të Paktit të Atlantikut, ndërkohë që mjafton që ekzistenca e KFOR-it ta zhbëjë këtë protokoll.

Lexo edhe :  Rinumërimi në Tiranë mbaroi. Ku është masakra zgjedhore?

Ndërkohë përgjigjen më të mirë e kanë marrë Berisha dhe të tjerë në parlament, që përdorën folklorin për të gjithë ngjarjet e Kosovës, që sa më shumë ditë kalojnë aq më të komplikuara po bëhen. Nuk po përmendim armatën syçelë të Facebook.

Larg këtyre, Kosova duhet të respektojë CEFTA-n sa i përket shkëmbimeve ekonomike dhe këshillat e miqve për realitetin, porse Beogradi duhet t’i japë fund çmendurive, që po përpiqen deri sa t’ia mohojnë Kosovës atë udhë të vështirë, që e ka larë me gjak.

Bash në këto ditë të vështira, ku kancelari të ndryshme, po ushtrojnë gati një presion me masën e dokumentacionit dhe përpjekjeve që janë bërë dikur për Rambujenë, shqiptarët duhet të kuptojnë se çdo llogaritje e tyre tashmë fillon me logjikën e pavarësisë së panegociueshme, kurse nga serbët se: Kosova është e pavarur.

Nuk dihet se cili do ta zëvendësojë Vuçiq, por një gjë dihet mirë, loja do jetë e njëjtë, kurse ne shqiptarët të përçarë, madje edhe ata që ofrojnë të marrin dyfekun. Me fat, jemi vetëm që Kosova është e pavarur dhe tashmë po mësohet e u gëzohet simbolikave të veta. Të paktën, për ato sakrifikoi edhe në Mitrovicë.

E sa për Shqipërinë: Thjesht ta përkrahim Kosovën pa asnjë rezervë dhe pa rrahje gjoksi. Ndaj, bëhen qesharake folklorizmat e Tiranës në parlament nga të dy palët, kur t’i kupton live sesa e njohin Kosovën, por më shumë se kaq sesa të gatshëm janë për një realitet, që as e njohin fare. Kreshnikët tanë duket se janë sërish pas historisë.

Të fundit

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Lajme të tjera

Web TV