Reshjet i lënë vendin diellit, temperatura deri në 37°C gjatë ditëve në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më në fund pas disa javësh me mot të paqëndrueshëm, për javën që presim përpara vendi ynë do të kthehet në “normalitet”! Kjo referuar depërtimit gradual të Anticiklonit Afrikan fillimisht mbi europën qëndrore dhe më pas edhe mbi territorin e vendit tonë.

Në këtë mënyrë, për të gjithë javën që presim përpara moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe plot orë me diell. Megjithatë, në relievet malore në lindje në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të ketë zhvillim vranësirash por kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash të izoluara.

Për këtë javë vlen për tu theksuar rritja e ndjeshme e temperaturave si në vlerat minimale por kryesisht ato të mesditës me vlera deri në 36-37 grad celcius. Gjithashtu, duhet të përmendim se duke nisur nga dita e Mërkurë por kryesisht ditët e Enjte dhe e Premte, ndjesia reale e temperaturave të mesditës do të jetë disa grad më e lartë sesa ajo e matur në kafazin meteorologjik për shkak të lagështirës relativisht të lartë në ajër.

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV