Saranda me ngjyra, turistë të shumtë shijojnë Shqipërinë në qershor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Saranda fundjavën që lamë pas u vizitua nga turistë të shumtë të huaj, pjesëmarrës të Old Car Club – Bari (ASI), në edicionin e tyre të 14-të turit të Mesdheu.

Qytetarë të Sarandës, por edhe vizitorë vendas e të huaj treguan interes për makinat retro, që u vendosën në shëtitoren e Sarandës. Ata fiksuan në telefonat celularë momente pranë mjeteve retro.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga ky tur në Sarandë.

“Saranda me ngjyra, çifte, të rinj, çdo moshë, çdo kombësi. Turistë që shijojnë Shqipërinë në qershor 2023”, tha Rama.

Në qytetin bregdetar të Sarandës u ekspozuan 35 mjete retro nga Old Car Club – Bari (ASI). Këto mjete zhvilluan një tur në Sarandë, Ksamil, Butrint, Gjirokastër. Pjesëmarrësit vizituan edhe qytetin antik të Butrintit, si dhe Syrin e Kaltër.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Të fundit

Marina Vjollca rikthehet në ekran, ky është emisioni ku do ta shohim çdo mbrëmje

Marina Vjollca do të rikthehet në ekran shumë më shpejt nga ç’prisnim. Rreth një vit pasi mbylli me sukses...

Shabani: Është thyer miti që partitë e reja nuk fitojnë

Kryetar i Nismës “Thurje”, Endrit Shabani në studion e emisionit “Open” në News24 u shpreh se tashmë SPAK-u është një faktor i ri i...

Shabani: Rama do e pengojë drejtësinë bashkë me votat e opozitës

Endrit Shabani, Kryetar i Nismës “Thurje”, në studion e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Edi Ramës i duhet të ndryshojë Kushtetutën për...

A mund të rrezikojë pushtetin e Ramës? Lapaj: Kemi mundësi për…

Adriatik Lapaj nga Lëvizja Shqipëria Bëhet, i ftuar në studion e “Open” ka komentuar mundësitë e partive të reja kundër dy partive të mëdha...

Egla Ceno “u shërua“ dhe nis ironinë: Unë nuk kam K-ra…

Fituesja e edicionit të tretë të “BBV”, Egla Ceno, ka qenë një ndër emrat më të komentuar kudo në rrjet përgjatë këtyre ditëve. Pas daljes...

Lajme të tjera

Web TV