Rusia nuk ndalet, sulmon me dronë iranianë disa qytete të Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 32 nga 35 dronë iranianë ‘Shahed’ të lëshuar nga Rusia të martën herët në mëngjes, shumica prej tyre ndaj rajonit të Kievit. Njoftimi u bë nga zyrtarë ukrainas. Sulmi ekspozoi boshllëqet në mbrojtjen ajrore të vendit pas pothuajse 16 muajsh lufte.

Forcat ruse vunë në shënjestër kryesisht rajonin rreth kryeqytetit ukrainas në një sulm me dronë që zgjati rreth tre orë, por mbrojtja ajrore ukrainase në këtë zonë rrëzoi rreth 22 prej tyre.

Kjo ishte pjesë e një sulmi më të gjerë ndaj rajoneve të Ukrainës, që shtrihej deri në rajonin e Lvivit, në perëndim të vendit, pranë Polonisë.

Dronët ‘Shahed’ arritën deri në Lviv për shkak të paaftësisë së sistemeve të mbrojtjes ajrore ukrainase për të mbuluar një zonë kaq të gjerë, tha zëdhënësi i forcave ajrore ukrainase, Yuriy Ihnat.

Sistemet e mbrojtjes ajrore janë kryesisht të përqëndruara në mbrojtjen e qyteteve të mëdha dhe objekteve kyçe të infrastrukturës, përfshirë centralet bërthamore dhe vijën e parë të frontit, tha ai./VOA

Të fundit

A e dini origjinën e Shën Valentinit?!

Një fakt shumë interesant lidhur me festën e Shën Valentinit është se origjina e saj është e mbushur me...

Protesta e Partisë Demokratike, ja sa efektivë do të jenë në terren

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me situatën e sigurisë sa i përket protestës së Partisë Demokratike. Mësohet se në terren për këtë...

Zgjedhjet, nga do t’ia mbajë Kosova

Nga Preç Zogaj Agora shqiptare ka zier këto ditë. Ka patur prej atyre që duke dashur t’i shvlerësojnë anatemat e Grenell janë marrë me jetën...

Qytetarët e Kosovës drejtohen drejt kutive të votimit në zgjedhjet e sotme

Qytetarët e Kosovës kanë nisur të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e sotme, duke iu drejtuar qendrave të votimit...

Zgjedhjet në Kosovë, kryeministri Rama: Nuk kam asnjë preferencë për rezultatet

Teksa ndodhet në Madrid për një vizitë dy ditore me një agjendë të ngjeshur takimesh dhe konferencash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur...

Lajme të tjera

Web TV