Amerikanët zgjedhin Shqipërinë, tetë arsye pse do vizitojnë vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është një destinacion turistik që duhet vizituar këtë verë. Kështu shkruan website amerikan i udhëtimeve, Traveling Lifestyle.

Sipas artikullit të publikuar, janë tetë arsye për të cilat duhet vizituar Shqipëria në verën e vitit 2023.

Në vend të parë renditen plazhet, të cilësuara disa prej tyre si më të mirat në Europë. “Turistët zgjedhin plazhet me rërë ose me guralecë, sepse Shqipëria i ka të dyja llojet. Aventura në plazh fillon pas Qafës së Llogaras. Më pas shtrihet përgjatë rivierës shqiptare deri në Ksamil”, shkruan artikulli.

Muzetë, ku pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Tiranë, janë një tjetër arsye duhet vizituar vendi ballkanik.

Website amerikan vlerëson ushqimin. Sipas tyre, kuzhina shqiptare përfshin gjëra të shijshme si ullinj vendas, byrek, djathë të punuar me dorë.

Kafeja shqiptare nuk duhet lënë pa u provuar. Sipas artikullit, kafeja është e rrënjosur në kulturën shqiptare dhe vendasit e pinë me çdo vakt.
Një arsye tjetër janë Alpet Shqiptare, të njohura si Bjeshkët e Nemuna, që ofrojnë një spektakël mahnitës.

Website amerikan vlerëson mikëpritjen, ku shqiptarët përshkruhen si një nga popujt më miqësorë në të gjithë botën.

Traveling Lifestyle, shkruan gjithashtu se Shqipëria është shtëpia e disa prej mrekullive më interesante arkeologjike, si dhe vendi i shumë mrekullive të UNESCO-s të botës. Disa qytete nuk duhen humbur, si Apolonia, Butrinti etj.

Një arsye e fortë pse duhet viztuar Shqipëria janë çmimet e lira. Sipas artikullit, pas pandemisë çmimet e hoteleve dhe ushqimeve u rritën në destinacione turistike në Evropë si Kroacia, Italia apo Greqia, ndërsa në Shqipëri janë të përballueshme.

Të fundit

Numri ‘ideal’ i fëmijëve që ndihmon gratë të ruajnë shëndetin mendor

Një studim i fundit pohon se ekziston një numër ‘ideal’ i fëmijëve se sa duhet të ketë një grua...

Vlorë/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit, shkak moti i keq

Për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme është pezulluar lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit. “Në bazë të parashikimit për...

Ushqimet dhe pijet kanë shije të ndryshme në aeroplan dhe ka një arsye

Ushqimi në aeroplan shpesh merr një shije të keqe. Siç rezulton, nuk është tërësisht faji i linjave ajrore që ushqimi ka shije të ndryshme dhe...

A po e shkatërron Trump dollarin?

Presidenti amerikan Trump po shkakton një shitje të dollarit me politikën e tij të paparashikueshme tarifore - a po afrohet fundi i monedhës rezervë...

“Nuk pranoi t’i jepte dorën”, sherri me një të plagosur në Tiranë dyshohet për fajde

Një përplasje e dhunshme me grushte, karrige dhe armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një lokal pranë Liqenit Artificial në Tiranë,...

Lajme të tjera

Web TV