Basha kërkon votën për drejtimin e PD/ Zyrtarizon kandidaturën një vit pas dorëheqjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha zyrtarizoi kandidaturën për të rimarrë drejtimin e partisë demokratike, post nga i cili dha dorëheqjen në mars të vitit 2022 pas gati 9 viteve në opozitë.

Ish kryetari dorëzoi kërkesën mbrëmjen e së martës përmes një emaili, vetëm pak orë para përfundimit të afatit zyrtar.

Basha u rikthye me takime publike pak javë para këtij hapi, ku foli një platformë që e përcaktoi për ndryshimin jo vetëm të PD por të gjithë politikës.

Tha se u largua për ti dhënë një mundësi bashkimit të demokratëve, por tashmë ndarja është më thellë.

Në këto kushte Basha kërkon mbështetësit ti japin me votë një mundësi tjetër për të drejtuar atë që tashmë njihet si Partia Demokratike zyrtare.

Ai do të sfidohet nga Gjergj Hani, një ish i përndjekur politik që po ashtu ka shpallur kandidaturën për drejtimin e partisë demokratike.

Pak orë pasi shpalli kandidaturën, Lulzim Basha publikoi një foto me ish sekretarin amerikan të Shtetit njëherësh ish drejtues i CIAS, Mike Pompeo ne Samitin e 40 vjetorit të Unionit Ndërkombëtar Demokrat.

Me SHBA në krah, ne mund dhe do t’ja dalim të ndryshojmë Shqipërinë dhe të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, shkruante basha në postim.

Të martën këshilli kombëtar i PD, i bojkotuar nga 17 deputetë, përzgjodhi 8 anëtarët e komisionit zgjedhor të partisë dhe një rezolutë ku mbështetën vendimin e Kryesisë që hapi garën për kryetarin.

Deputetët e grupit parlamentar anëtarë të kryesisë denoncuan mungesë kuorumi, ndërsa kërkuan që procesi i riorganizimit të Partisë Demokratike të nisë nga baza.

Fushata zgjedhore për kryetarin e PD do zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik ndërsa zgjedhjet do të mbahen me 29 Korrik.

Të fundit

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve...

“Kam 7 vite pa takuar motrën”, Laert Vasili: Jeton në SHBA, nuk shkoj dot atje

Aktori i njohur Laert Vasili ka rrëfyer për herë të parë në emisionin "E Diell" raportin që ka me familjen e tij dhe veçanërisht...

Ç’po “kurdis” PD me ndërkombëtarët pas 11 majit? Këlliçi zbulon strategjinë e Berishës

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, strategjinë që demokratët dhe kreu i tyre Sali...

Produktet e stinës mbushin tregjet, por nuk ulen çmimet

Edhe pse prodhimet vendase të stinës kanë mbushur tregjet, kjo nuk është reflektuar në ulje të çmimeve. Produktet e shportës mbeten me çmime të larta...

“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i jashtëm gjerman ngre alarmin

Sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës kërkojnë sanksione shtesë nga Perëndimi, tha ministri i jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul. “Putini nuk është i interesuar...

Lajme të tjera

Web TV