Kryetari i ardhshëm i PD/ Basha pritet në Londër në Parlamentin Britanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Lulzim Basha, që kandidon për postin e kryetarit të PD zyrtare, sot ndodhet në Londër, ku u prit në parlamentin e Britanisë së Madhe. Me 29 korrik ai rizgjidhet në krye të PD.
Pas takimi Basha shkruan: “Nder dhe kënaqësi takimi dhe biseda me lordin David Richards, në Parlamentin Britanik.
U ndalëm gjerësisht te situata me emigrantët, tensionet në Kosovë por dhe agresioni Rus në Ukrainë.
Ndamë keqardhjen për situatën e krijuar në Shqipëri që po i detyron të rinjtë të vënë jetën në rrezik për një të ardhme më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar. Gjuha fyese dhe denigruese e përdorur ndaj emigrantëve nuk e ndihmon zgjidhjen e problemit por vetëm ndikon padrejtësisht në stigmatizimin dhe diskriminimin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë me ndershmëri dhe dinjitët në Britaninë e Madhe.
Ramë dakord që dy vendet duhet të punojnë bashkarisht duke ndihmuar në lehtësimin e procedurave për punësime të rregullta në Britaninë e Madhe dhe ajo që është më e rëndësishme, për të ofruar mundësi më të mira punësimi dhe jetese në Shqipëri.
Një tjetër çështje në diskutimin tonë ishte dhe Kosova. Marrëveshja me njohjen e ndërsjelltë në qendër është zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe mënyra më e mirë që serbët e Kosovës të jetojnë e punojnë pa u shantazhuar apo përdorur për interesat politike të Beogradit.
Kjo mund të arrihet vetëm përmes një bashkëpunimi të ngushtë dhe koordinimi të pandarë të Kosovës me partnerët britanikë, amerikanë dhe europianë. Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm dhe sa më parë Serbia ta pranojë këtë realitet do të jetë mëmirë për serbët dhe gjithë rajonin.
U ndalëm dhe të agresioni Rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar ajo. Lordi Richards mirëpriti me interes rezolutën që kam propozuar, e cila është mbështetur gjerësisht nga anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Përmes saj kërkohet konfiskimi i aseteve sovrane të Federatës Ruse në shtetet anëtare të KiE dhe krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara të cilat më pas do të përdoren për rindërtimin e Ukrainës.
E falenderova lordin Richards për kontributin që Britania e Madhe ka dhënë për Shqipërinë në momete të rëndësishme për vendin. Partia Demokratike në qeveri dhe opozitë ka bashkëpunuar ngushtësisht dhe do të bashkpunojmë edhe në të ardhmen për marrëdhëniet strategjike me aleaten tonë Britaninë e Madhe, për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve”.
 

Të fundit

Banori në Theth shpërthen në lot: Kam ndërtuar në tokën time! (VIDEO)

Një banor me aftësi të kufizuara, i pranishëm në protestën kundër prishjes së ndërtimeve në Theth, tregoi mes emocionesh...

“Ju kemi toleruar jashtë mase”, zyrtari i IKMT përplaset me banorët e Thethit

Tension në zonën turistike të Thethit, ku banorët janë përplasur me përfaqësuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), gjatë aksionit për lirimin...

Llirohen hapësirat publike te ’21 Dhjetori’ në Tiranë (FOTOT)

Pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama, autoritetet kanë nisur lirimin e hapësirave publike në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë. Këto fotot tregojnë momente nga...

“Berishës i thashë hiq dorë”/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka folur sot për herë të parë në “Breaking” Top News, pas lirimit nga arresti i shtëpisë...

E rëndë në Tiranë! 59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku dyshohet se një 59-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i...

Lajme të tjera

Web TV