Masterplani i modernizimit të QSUT-së/ Manastirliu: Nis ndërtimi i spitalit të ri ditor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nis ndërtimi i spitalit të ri ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar fillimin e punimeve të spitalit të ri, pjesë e fazës së dytë të zbatimit të masterplanit të modernizimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Tashmë kemi filluar fazën e dytë të projektit të Spitalit Qendror, ku bëhet fjalë për rehabilitimin dhe riorganizimin e zonës së ish–urgjencës, që tashmë do t’i dedikohet kjo hapësire të re, me ndërtimin e spitalit ditor.

Do të përfshijë shërbimin e hemodializës, me një njësi të dedikuar dhe përpos hemodializës, shërbimit të toksikologjisë dhe spitalit ditor prej 60 shtretërish, do t’i dedikohet të gjithë sistemit të menaxhimit për sa u përket sëmundjeve të brendshme dhe në ndihmë dhe mbështetje të spitalit qendror të QSUT”, – u shpreh Manastirliu.

Duke folur për investimet për modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nëë Tereza”, ministrja Manastirliu tha:

“QSUT-ja, ashtu sikurse e kemi premtuar është vërtet shëmbëlltyra e vizionit tonë për sistemin spitalor që ne duam. Për pak kohë ne do të nisim një tjetër projekt të rëndësishëm, rehabilitimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë.

Gjatë këtij viti ne kemi sërish një projekt shumë të rëndësishëm për QSUT-në, rehabilitimin e Spitalit Psikiatrik, një prej spitaleve, i cili është pjesë e programit zhvillimor të transformimit të QSUT-së, i cili fillon një fazë të re të rehabilitimit dhe të përmirësimit të kushteve për pacientët që marrin shërbim aty”, – tha Manastirliu.

Me këtë investim të ri, ish-Urgjenca e QSUT-së tashmë do t’i dedikohet shërbimit ditor, përshtatjet e ambienteve të ish-Urgjencës Mjekësore ku do të akomodohet shërbimi i Hematologjisë, Hemodializës, Toksiokologjisë, ambiente për mikrokirurgji, lasër, dermatoskopi, terapi dhe zgjerim në numrin e shtretërve për shërbimin e dermatologjisë, alergologji, reumatologji, alergologji, reumatologji dhe mjekësi interne.

Lexo edhe :  Kujdes nga zhytjet në det, mjeku: Hedhjet me kokë të rrezikshme

Pas ndërtimit të Spitalit Qendror, Spitalit Infektiv, Spitalit Pediatrik në QSUT, vijojnë investimet për zbatimin e masterplanit me fazën e dytë të Spitalit Qendror, që është ndërtimi i Spitalit Ditor, e më pas, me rehabilitimin e plotë të Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Spitalit Psikiatrik. Investimet për transformimin e shërbimit shëndetësor vijojnë në të gjithë vendin, nga Elbasani, në Krujë, Dibër, Lezhë, ku hapen kantiere të reja me rehabilitimin e spitaleve e poliklinikave.

Të fundit

Blegtorët e Roskovecit në prag falimentimi: Qumështi shitet trefish më shtrenjtë

Blegtorët në fshatin Suk 1 të Roskovecit po përballen me vështirësi ekonomike për shkak të çmimit gjithnjë e më...

Nuk ndalet masakra në Gaza, 51 civilë të vrarë nga Izraeli

Të paktën 51 persona kanë vdekur që nga orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Rripin e Gazës, si pasojë e sulmeve...

“Kosova dhe Shqipëria do bashkohen, Europa s’mund të lejojë dy shtete shqiptare”

NGA BEN BLUSHI Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë....

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Javët e fundit…

Në konferencën e tij të gjtë pas përfundimit të samitit të Nato-s, presidenti amerikane përmendi befas konfliktin Kosovë-Serbi, e madje një përpjekje të kësaj...

Pronari italian qëllon me armë 3 ‘skifterët’ shqiptarë, njëri vdes pranë vilës

Trupi i një të riu shqiptar, i cili rezultonte i zhdukur që nga mbrëmja e së dielës, është gjetur pa jetë pranë një fushe...

Lajme të tjera

Web TV