Domatja “molla e artë” që lufton çdo sëmundje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Njerëzit që konsumojnë të paktën 2 herë në jave domate janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve kanceroze, permendim ketu: kancerin e mushkërive, të prostatës, të gjirit, të mëlçisë, të zorrës së trashë, transmeton Radio Kina.
Domatja është bimë, kokrrat e së cilës përdoren si gjellë, sallatë, lëng etj. Ajo përmban shumë elementë ushqyes për organizmin si vitaminë C, vitaminë A dhe likopen, që gjendet me shumicë dhe është një antioksidant i shkëlqyer.
Likopeni është nje mbrojtës shumë i mirë kundër rrezeve UV. Nga një studim i bërë është zbuluar se likopeni mbron ndaj kancerit të prostatës.
Likopeni është antioksidues përgjegjës për ngjyrën e domates, shalqirit, grejpfrutit dhe papajës, ndërsa edhe në një studim të mëhershëm konsumimin e likopenit e kanë ndërlidhur me pak rrezik për zhvillimin e kancerit të mushkërive dhe kancerit në lukth.
Shkencëtarët besojnë se analizat e bëra mund të shpjegohen për nga ndikimi i likopenit në zvogëlimin e stresit oksidues, që lidhet me zhvillimin e kancerit në veshka. Është e këshillueshme që domatja të konsumohet e freskët, pasi vlerat ushqyese janë në përqindje më të lartë. Lëngu i freskët i domates mund të përdoret dhe kundër sëmundjve inflamatore të lukthit.
Domatja e fresket, ndihmon në ripërtëritjen e qelizave të lëkurës dhe jo rrallë herë përdoret nga femrat, si një produkt kozmetike.
VLERAT USHQYESE
Por jo vetëm vitamina. Domatja është e pasur edhe me kripëra minerale, acide organike etj. Ndër kripërat, vend të rëndësishëm zënë potasi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit. Domatja përmban edhe antibiotikë bimorë si tomatina, e cila shërben në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe të aparatit tretës.
Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe të ulcerave kronike. Ai vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.
Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike. Gjithashtu, ajo ka veti kuruese edhe për nefritin, artritin dhe kapsllëkun. Pas Vitaminës C dhe antioksiduesve, zbulimet e fundit për të parandaluar kancerin e vënë theksin te glikopeni, që është dhe përbërësi kryesor i domates.
Për të luftuar plakjen, për të parandaluar kancerin apo për të pasur një lëkurë të bukur, asgjë nuk do të ishte më e çmuar se sa marrja gjatë vakteve të ditës të një “ilaçi” me emrin domate.
Atë mund ta përdorësh të “gjallë”, në salcë, gjellë, sallatë, makarona, rizoto, supa, koktej (kokteji i famshëm “Bloody Mary” përgatitet me lëngun e domates) apo në gatime të ndryshme, për të cilat nuk është e nevojshme të konsultohesh me ndonjë mjek apo të kesh recetë për t’i blerë.
Domatet janë aleate të çmuara për shëndetin. Prania e madhe e antioksiduesve shkatërron radikalet e lira, cilësohet nga shumë ekspertë si dhurata e natyrës, prandaj domatet luftojnë sëmundjet.
Është zbuluar se këto substanca arrijnë rezultate të shkëlqyera, madje mund të krahasohen edhe me ilaçet tradicionale që mund të shkaktojnë edhe dëme. Domatet janë të pasura me betakaroten, likopen (substanca që u jep atyre ngjyrën e kuqe) dhe me vitaminat më të mira dhe më efikase se çdo gjë tjetër në luftën kundër plakjes.
ANTIKANCEROZE
Laboratori i artë i natyrës është në gjendje të na ofrojë gjithçka, sidomos kur shkenca ka zbuluar me kujdes virtytet e produkteve të saj. Kërkimet mjekësore që shtohen vit pas viti kanë treguar se domatet dhe produktet e tjera ku ato përdoren kanë aftësinë të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit.
Sipas ekspertëve, konsumi i rregullt i saj ul pothuajse me tri herë mundësinë për t’u prekur nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, mushkërive apo pankreasit dhe se efekti “mbrojtës” i detyrohet tërësisht likopenit, përbërës që gjendet me shumicë te domatja dhe është një armë e fortë në luftën kundër kancerit.
Likopeni dhe antioksiduesit e domates mund të parandalojnë dhe reduktojnë zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit, sidomos atij të prostatës te meshkujt, ndaj konsumi është i rëndësishëm për organizmin. Brokoli + domate Kur kombinohen këto dy ushqime kanë superfuqi për të luftuar kancerin.
Sipas një studimi të vitit 2007 tek minjtë të cilët ishin ushqyer ose me brokoli, ose me domate ose me të dyja këto ushqimet ë kombinuara. Në fund të studimit u vërtetua se kombinimi i brokolit me domaten ngadalësonte rritjen e tumorit të prostatës.
Ata zbuluan se dietat me 10% domate dhe 10% brokoli shkaktonte një ulje prej 52% të peshës së tumorit, ndërkohë që dieta vetëm me domate 34% dhe dieta vetëm me brokoli 42% ulje. “Mund ta gatuani brokolin në avull dhe ta përzieni me salcë domatesh dhe vaj ulliri,” sugjeron Sass.
Domate + vaj ulliri
Të gjithë ju e dini që vaji i ullirit i bën mirë shëndetit, por nëse kombinohet me domaten bëhet edhe më i fuqishëm. Në një studim të vitit 2000 u eksperimentua domate me vaj luledielli dhe domate me vaj ulliri. Nga ky studim u arrit në përfundimin se vaji i ullirit shtonte aktivitetin e antioksidantit likopen tek domatja, ndërkohë që nuk u pa asnjë efekt tek vaji i lulediellit.
“Ka një numër kombinimesh ushqimi, përfshi bruschetta, sallatë me domate dhe vaj ulliri ose makarona integrale me salcë domatesh e vaj ulliri,” thotë Sass. Konsumi i 10 kokrrave domate në javë ul riskun me 60% të prekjes nga sëmundjet.
Lëngu i domateve është një superpije pasi përmban antioksidantë, forcon imunitetin, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës dhe ju mban larg rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
1. Lëngu i domates ju dobëson dhe detoksifikon
Një studim i ri ka zbuluar se lëngu i domates mund të rrëzojë kilet e tepërta dhe largon kolesterolin e keq nga trupi.
2. Lëngu i domates largon dehjen Shkencëtarët japonezë kanë arritur në përfundimin se lëngu i domates mund të neutralizojë alkoolin. Ata thonë se lëngu i domates nxit punën e mëlçisë dhe ajo në mënyrë të shtuar sekreton enzimat që përballen me alkoolin dhe toksinat tjerë në organizëm.
3. Lëngu i domates është më i mirë se pijet energjike dhe për këtë arsye është i domosdoshëm sidomos për sportistët.
4. Lëngu i domates është i pasur me Vitamina C dhe A dhe potas, fosfor, kalium, hekur, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit. Domatja përmban tomatinë, e cila shërben në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe të aparatit tretës. Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe të ulcerave kronike.
Ai vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike.
Atë mund ta përdorësh të “gjallë”, në salcë, gjellë, sallatë, makarona, rizoto, supa, koktejl (koktejli i famshëm “Bloody Mary” përgatitet me lëngun e domates) apo në gatime të ndryshme, për të cilat nuk është e nevojshme të konsultohesh me ndonjë mjek apo të kesh recetë për t’i blerë.
5. Domatja ul riskun e prekjes nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, mushkërive apo pankreasit dhe se efekti “mbrojtës” i detyrohet tërësisht likopenit, përbërës që gjendet me shumicë te domatja dhe është një armë e fortë në luftën kundër kancerit.

 

Të fundit

Bonusi i fundvitit, pensionistët: Nuk duam të hamë vetëm për vit të ri

Edhe në Berat vijon prej më shumë se dy javësh shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, të cilët...

Tentoi të parakalonte me shpejtësi, përmbyset automjeti në aksin Librazhd-Përrenjas

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00 në vendin e...

Trump vjen në Tiranë, kryeministri Rama zbardh detaje për vizitën

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të vizitojë Shqipërinë gjatë Samitit të NATO-s...

Mbyllja e TikTok-ut/ Rama: Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se rrjeti social TikTok do të mbyllet në Shqipëri. Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama tha se vendimi mbetet...

“Na ka goditur syri i keq”, Rama flet për tunelin e Murrizit: Solli surprizë të hidhur

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për Rrugën e Arbrit dhe veprën kryesore të këtij projekti, tunelin e Murrizit. Shefi i...

Lajme të tjera

Web TV