“Luftë për b**** e vet, të mbajë karrigen”/ Korreshi ‘degjeneron’ Alibeajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, nuk ka kursyer Enkelejd Alibeajn, i cili në deklaratën e tij për mediat para Kuvendit është shprehur se gjatë qëndrimit të tij  në kryet të PD-së së vulës sfida ka qenë për të mbajtur gjallë partinë dhe beson se ia ka arritur me sukses sfidës.

Korreshi ka folur jashtë parlamentit për situatën në PD dhe garën e hapur për kryetarin e ri duke thënë se kanë kërkuar që të verifikohet lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë pak ditë më parë në mbledhje.

Sipas tij, nuk u është vendosur në dispozicion lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që ishin në mbledhjen e fundit. Ai tha se anëtarët e Këshillit Kombëtar janë zgjedhur nga anëtarët.

Ndër të tjera u shpreh se lufta nuk bëhet për demokratët, por për karrigen e tyre.

Sa i përket Alibeajt tha se çdo njeri është i lirë të shikojë dhe ëndrra, por nuk mund të përdhosë çdo njeri dhe të thotë ka shkuar tek Ilir Meta.

Më tej u shpreh se që të mbash 1 vit e gjysmë karrigen dhe të bësh si i djegur për PD-në nuk e di kush e ka çuar te Meta dhe Berisha partinë, duke iu përgjigjur kështu deklaratave të Alibeajt, i cili tha se disa nga anëtarët preferuan të kalojnë në strofullën e krahut të majtë.

I lumtë që ka plotësuar formularin Basha. Por mund të ketë një mbledhje të këshillit kombëtar rrugës. Ne jemi shpallur një herë kulakë para ’90, por nuk i dihet jemi duke verifikuar dhe parë se si mund të bëhet një tjetër Këshill Kombëtar. Të mbyllemi të mos hamë as bukë as ujë, siç zgjidhet Papa. Ne do kërkojmë listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë. Ka qenë një rreckë e grisur keq. Atlas i ri, por i grisur shumë shpejt. Anëtarët e Këshillit kombëtar janë votuar nga demokratët të mos bëjnë farsë. Jo nuk na është vendosur në dispozicion se kush ishte në mbledhje. Kjo është elementare, është A-ja.

Unë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar që njoh në Lushnjë, kanë votuar për PD-në zyrtare. Çdo njeri është i lirë të shikojë dhe ëndrra, nuk mund të përdhosë çdo njeri dhe të thotë ka shkuar tek Ilir Meta. Anëtarët e Këshillit Kombëtar janë zgjedhur nga anëtarët.

Unë në shtëpi kthehem përnatë. Është dhe opsioni për të shitur shalqi, por unë mendoj dhe gjykoj se të paktën demokratët duhet të dinë se lufta nuk bëhet për ta, por për terezinë e vet, bythën e vet që ta mbajnë në karrige. Që të mbash 1 vit e gjysmë karrigen dhe të bësh si i djegur për PD-në nuk e di kush e ka çuar te Meta dhe Berisha partinë”, tha Korreshi.

Të fundit

Rama: “Një buf stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash”

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ i është përgjigjur një komentuesje, e cila jeton jashtë vendit dhe e...

Babai i Elon Musk me plane të mëdha, futet në botën e kriptovalutave

Errol Musk, babai i Elon Musk, mbështet një “mimcoin” të ri me emrin MuskIt. Qëllimi i tij është të grumbullojë midis 150 milionë dhe...

Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në selinë rozë! Ja fokusi i takimit

Kryeministri Edi Rama mbledh ditën e sotme drejtuesit politikë të PS në selinë rozë.

Strehimi në Tiranë, si do funksionojë programi për kreditë dhe banesat sociale

BESARTA BASHA/ E dyndur nga individë e çifte të reja që kanë zgjedhur të nisin jetën në kryeqytet, Tirana ka sot jo vetëm numrin më...

3 Shkurt 1924/ Woodrow Wilson, ndahet nga jeta presidenti amerikan

Woodrow Wilson, presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara, vdes në Uashington në moshën 67 vjeçare. Në vitin 1912, kur guvernatori i Nju Xhersit u...

Lajme të tjera

Web TV