Pa viza drejt SHBA/ Ambasadorja Kim jep lajmin e mirë për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim mbajti dje fjalimin e lamtumirës, ndërkohë që zgjodhi të veçonte lidhjen shpirtërore me vendin tonë në këtë mision të suksesshëm të këtyre 3 viteve e gjysmë, ku shprehu mirënjohje për traditën e historinë.

Përfaqësuesja e SHBA në Tiranë dha konferencën e fundit për median paraditen e djeshme në prag të largimit të saj nga Shqipëria pas përfundimit të misionit të saj si e dërguara e Uashingtonit në vendin tonë, ndërsa dërgoi edhe disa mesazh të rëndësishme, shumica e të cilëve ishin një ogur i mirë për qytetarët shqiptarë dhe një kambanë alarmi për politikanët e korruptuar e madje edhe për ata që duan të bllokojnë reformën në drejtësi.

Gjatë fjalës së saj, zonja Kim, cila do të mbahet mënd si një ambasadore e “hekurt” dhe që e do vendin tonë më shumë se politikanët shqiptarë, ka zbuluar një lajm të mirë për qytetarët, teksa ka deklaruar se Shqipëria është në rrugën e duhur që të hyjë në SHBA pa viza. Sipas saj, një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt.

“Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri nuk kanë qenë kurrë më të forta. Ne filluam Dialogun e parë Strategjik SHBA-Shqipëri në tetor të 2022 për të na mundësuar zgjerimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tone. Përveç përparimit tonë në demokraci, mbrojtje dhe biznes, jam krenare që isha këtu për disa hapa të rëndësishëm përpara.

Vitin e kaluar, përkujtuam 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë me një vit historik veprimtarish dhe festimesh. Patëm kënaqësinë të njoftonim në atë vit të njëqindvjetorit se qytetarët shqiptarë kualifikoheshin për viza amerikane të vlefshme për 10 vjet, jo më vetëm tre vjet. Në vitin e parë, mbi 24 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare.

Është një hap i madh përpara për lidhjen në udhëtimet dhe biznesin midis vendeve tona. Ndërsa shqiptarët tregojnë se po zbatojnë rregullat e vizave, kam besim se do të vijë dita kur nuk do të kërkohet më fare vizë”, deklaroi ajo.

Por ky lajm i mirë për shqiptarët, është i dyti që është artikuluara nga goja e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, pasi kjo e fundit, të njëjtin lajm e ka deklaruar edhe në janar të këtij viti. Kjo do të thotë se në ditët në vijim, për shkak se SHBA-të e konsiderojnë Shqipërinë aleat strategjik, qytetarët shqiptarë do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë pa pasur nevojën e një vizë, lëvizje kjo e lirë e njëjtë me atë që kemi tashmë me vendet e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, dyshimet se ky lajm i mirë për lëvizje të lirë pa viza drejt SHBA-ve do të bëhet shumë shpejt realitet, i shtone dhe nje deklaratë e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit më në 12 maj të këtij viti bëri me dije se më datë 4 korrik, ditën e lindjes së tij, pret një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pyetur se për çfarë bëhej fjalë, ai theksoi se nuk mund ta zbulonte, por shtoi se do të jetë një dhuratë shumë “speciale”.

Mesazhi për Shqipërinë

Gjithashtu, Yuri Kim është pyetur dhe për kritikat që ka marrë gjatë këtyre tre viteve, lajmeve të rreme, sulmeve në media dhe mediat sociale. Ajo tha se është përballur me personazhe që nuk ishin të lumtur me politikën e jashtme të SHBA ndaj Shqipërisë. “Përgjigja ime mund t’i zhgënjejë ata që po kërkojnë dramacitet.

E vërteta është se ka qenë kënaqësi të jem në këtë vend. Si në çdo kryeqytet, është gjithmonë ai grupi që flet pa pushim. Ka disa zëra të zhurmshëm që pretendojnë të flasin në emër të të gjithëve. Mua më pëlqen të mësoj të vërtetën. Dhe prandaj u përpoqa dhe ia dola të vizitoj që të 61 bashkitë në këtë vend të bukur dhe të arrij të njoh njerëzit, të bëj biseda që nuk janë planifikuar, dhe të përpiqem të zbuloj se për çfarë mendojnë njerëzit, çfarë shpresojnë për fëmijët e tyre, çfarë mendojnë për të ardhmen. Çfarë iu pëlqen? Çfarë nuk iu pëlqen.

Lexo edhe :  BBV me politikanë? Egla Ceno: Do i kisha thyer në mes

Dhe për cilindo që ka ndaluar për të bërë një bisedë me mua, dua t’i them faleminderit sepse vërtet më ke ndihmuar ta kuptoj këtë vend dhe në secilën prej atyre bisedave, edhe kur nuk kemi qenë në një mendje dhe më ke thënë diçka që mendoje se nuk më pëlqente ta dëgjoja, prapë e vlerësova mundësinë për të zhvilluar një bisedë të plotë, një shkëmbim të vërtetë.

Ishin disa që kalonin pranë meje dhe më dukej se nuk ishin të lumtur me politikën e jashtme të SHBA ndaj Shqipërisë dhe u përpoqa t’i ndaloj që të zbuloja se çfarë mendonin. Dhe mendoj se në pak raste, personi që u përpoqa të kontaktoj u alarmua.

Iu duk sikur u futën në telashe. Dhe shpresoj se ata persona dhe se çdo qytetar i Shqipërisë e di që nuk duhet të kenë kurrë, asnjëherë, frikë për të thënë të vërtetën; flisni të vërtetën; përballuni me personat që besoni se kanë pushtet. përballuni me ta, përballuni me pushtetin, iu thoni të vërtetën”, u shpreh ajo.

Operacioni i policisë në kampin e MEK

Më tej ambasadorja amerikane, Yuri Kim në një konferencë për gazetarët ka mbështetur operacionin e policisë shqiptare në kampin e MEK në Manzë një ditë më parë. Ambasadorja amerikane, tha se qeveria shqiptare e ka vetë në dorë nëse duhet të vendosë që t’i largojë apo jo.

Kim shtoi se mbështet, të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj. “Ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është e qartë ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka gjithashtu terma të caktuar të cilat zbatohen për çdo lloj mysafiri në vendin tuaj dhe kështu duhet të bëjnë edhe ato për ju, t’ju zbatojnë”, tha ajo.

Tensionet në veriun e Kosovës

Ndërkohë ambasadorja Kim dha një mesazh të fortë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilin e udhëzoi të konsideronte këshillat e aleatëve strategjikë dhe mos të vepronte sipas egos personale.

Ambasadorja e SHBA-ve theksoi se problemi nuk është personal, por kombëtar. Kim madje theksoi se prova e SHBA-ve për mbështetjen, dashurinë dhe besimin tek Kosova e ka treguar kur Kosova ishte e dërrmuar nga lufta. “Pozicioni i SHBA-ve është i qartë.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan për draftin e asociacionit, por jo vetëm në këtë po për rrugën përpara qe do të përfundojë me njohjen e Kosovës. Nuk besoj se do duhet të rikujtohet sesa shumë besojnë SHBA në Kosovë. Afeksioni dhe angazhimi që ne kemi për një Kosove të pavarur.

Nëse ju duhet provë, shkoni pak pas, disa vite më pas. Problemi është cilat janë hapat dhe sekuencat që duhen ndjekur që dy palët të lëvizin përpara. Dhe kjo është një kohë që liderët të lënë mënjanë ego dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare.

Për atë që u thonë miqtë e tyre dhe ta marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre”, nënvizoi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim në konferencën për shtyp të lamtumirës.

Të fundit

Antonio Diodato koncert në Tiranë/ Veliaj: Qershia mbi tortë e Javës së Kulturës Italiane

Artisti i njohur Italian, Antonio Diodato, shumë i dashur edhe për publikun shqiptar, do të mbajë mbrëmjen e sotme...

Nisin fluturimet direkte për në Valencia nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

6 qershor 2024, Valencia është destinacioni më i ri në listën e linjave që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiaranës ofron si mundësi për udhëtarët. Më...

E dini që e qara na bën mirë? Ja 11 përfitimet

E qara është një përgjigje e natyrshme e njeriut ndaj një game të gjerë emocionesh. Është normale të qash ndonjëherë, veçanërisht në ngjarje të...

Momente terrori për pasagjerët, avioni merr flakë sapo ngrihet në ajër (VIDEO)

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në aeroportin e “Toronto Pearson” në Kanada, me avionin Air Canada të fluturimit AC872 që u mbulua nga...

Leo Messi e pranon: “Skuadra më e mirë në botë është Reali!”

Lionel Messi, “yll” i Inter Miamit dhe Argjentinës, në një intervistë për “Infobae” u ndal në kritikat e shumta që mori në vendlindjen e...

Lajme të tjera

Web TV