Përplasjet në PD/ Analisti: Deputetët kundër Bashës po luajnë me dy porta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Alban Daci tha se Partia Demokratike ka hyrë në një proces për zgjedhjen e kryetarit që më shumë se legjitim është urgjent dhe i domosdoshëm.

Ndërsa komentoi faktin se mund të ketë nga ata që nuk pranojnë rikthimin e Lulzim Bashës, analisti tha se kjo nuk është problem për aq kohë sa deputetët e grupimit pro Gazment Bardhit “po luajnë me dy porta”.

Po punë e madhe le mos ta njohin, çfarë problemi ka?

Nuk i detyron askush. Nëse se njohin mund të bëjnë zgjedhje të tjera që sipas mendimit tim një pjesë tashmë kanë bërë zgjedhje të tjera alternative politike që s’kanë të bëjnë me Partinë Demokratike, zgjedhje që po krijojnë ura të reja me atë që ata e kundërshtuan dhe e konsideruan që s’është më e ardhmja e Partisë Demokratike [referuar këtu Berishës], se te Rama nuk do shkojnë, parti të re nuk kanë fuqi të bëjnë, kështu që ata janë në negociata nga ana tjetër, por në të njëjtën kohë po luajnë me dy porta duke tentuar që të ushtrojnë dhe presion te Partia Demokratike,” – u shpreh Daci.

Ai shtoi se sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka dështuar në rolin e tij sepse është e pashpjegueshme se si nuk janë zgjedhur forumet për 1 vit e gjysmë me pretekstin se s’ka forume.

Demokratët donin të mblidheshin, por ishin pikërisht këta që s’i mblidhnin sepse po të mblidheshin do të merreshin vendime në kundërshtim me projektet dhe skemat që qarkullojnë te Partia Demokratike dhe jashtë saj fatkeqësisht.

Kam ndjekur zotin Bardhi dhe zoti Bardhi nuk thotë që ishte jo legjitim për forumet, por ai e quan legjitim për shkak të procedurës që është ndjekur për të thirrur Këshillin Kombëtar, nuk ka lidhje nëse ishte forumi apo jo sepse ky është një fakt me emër mbiemër dhe të gjithë personat që kanë votuar atë ditë e tejkalojnë gjysmën.

Statuti i Partisë Demokratike nuk është statuti i Partisë Komuniste që duhet të votohet dhe të zgjidhet kryetari me 99 vota ose 99%. Statuti flet qartë dhe thotë se mjafton të jetë më shumë se gjysma e Këshillit Kombëtar,” – u shpreh Daci.

Të fundit

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’/ OVL: Na dhemb zemra oj nanë Shqipni

Gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë (0-0) në stadiumin "Arena Kombëtare" në Tiranë, flamuri i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e...

Ndeshja me Serbinë/ Revoltohet Braçe: Duhej ta kishim fituar, dreqi ta hajë!

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas ndeshjes së mbrëmjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me rezultatin 0-0. Në një...

VIDEO/ Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i kanë ardhur në ndihmë në ndihmë një shtetasi amerikan të bllokuar në zonën e plazhit të...

U arrestua për kultivim hashashi/ Enca: E ka krijuar Zoti, kush jam unë mos ta respektoj

Këngëtarja e njohur Enca Haxhiaj, ka folur për herë të parë lidhur me arrestimin e saj, pasi kultivoi bimë narkotike në disa vazo në...

Hodhën sende në fushë gjatë ndeshjes Serbinë/Arrestohen 2 persona, procedohen 12 të tjerë

Dy persona janë arrestuar dhe 12 të tjerë janë proceduar nga Policia e Tiranës pasi gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, ditën e djeshme në stadiumin “Arena...

Lajme të tjera

Web TV