Në cilat metropole të botës ia vlen më shumë të punosh?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studimi – Studimi i bankës zvicerane UBS, bazohet në një kërkim të pavarur, duke studiuar çmimet, rrogat dhe fuqinë punëtore mes popullsisë së aftë për punë në 71 qytete të mëdha të botës. Mësoni për shembull se sa fiton për të njëjtën punë një shofer autobusi në Luksemburg dhe ai në Berlin

 

Nju Jorku, Londra, Zyrihu, Parisi apo Gjeneva janë ndër qytetet më të shtrenjta në botë. Kësaj liste mund t’i shtosh me siguri Moskën, Tokion apo dhe një sërë qytetesh të tjera. Nga ana tjetër, edhe rrogat në këto metropole janë shumë të larta. Por, megjithatë, ky raport nuk tregon gjithçka, megjithëse thotë shumëçka, nëse po mendoni të jetoni në qytetin apo metropolin që ju bën të ndiheni më mirë e që ofron shpërblimin më të mirë për punën që kryeni.

Kështu, një studim i fundit i botuar nga revista gjermane “Der Spiegel”, tregon se si qëndrojnë raportet mes punëmarrësve dhe punëdhënësve në këtë aspekt. Si fillim, revista gjermane pohon faktin se metropolet gjermane gjenden të listuara në pozicione të mira në këtë listë, megjithëse asnjëri prej tyre nuk rezulton i pari.

Në qytetet e mëdha gjermane jeta është krahasimisht jo e shtrenjtë. Ndërsa në qytete të mëdha europiane si Zyrihu, Londra apo Kopenhagen, përkundrazi, shumë e shtrenjtë. Metropolet gjermane si Munihu, Frankfurti apo Berlini, sipas këtij studimi, renditen përkatësisht në vendet 29, 33 dhe 39 pra, për sa u përket çmimeve apo shtrenjtësisë që ofrojnë.

 

Studimi “Çmimet dhe rrogat 2015”

 

Për studimin “Çmimet dhe rrogat 2015”, banka zvicerane UBS ka kryer një kërkim të pavarur, duke studiuar çmimet, rrogat dhe fuqinë punëtore mes popullsisë së aftë për punë në 71 qytete të mëdha të botës (ku nuk renditet në fakt asnjë nga Shqipëria).

 

Duke gjykuar nga një shportë prej 122 mallrash dhe shërbimesh, ekspertët e saj, ndër të tjera, kanë përllogaritur kësisoj kostot e jetesës në qytete (metropole) të ndryshme. Sipas saj, rezulton se në krye të renditjes gjendet Nju Jorku, Zyrihu dhe Gjeneva. Kurse në fund të tabelës, si më të lirat gjenden Bukureshti, Sofja dhe Kievi.

 

Në këtë rast, një rol të rëndësishëm luajnë zhvillimet me kurset e këmbimit. Kështu, qytetet zvicerane qysh prej heqjes së detyrimit të këmbimit të frangës me euron, janë bërë edhe më të shtrenjta.

 

Qytetet më të shtrenjta në botë

 

Për pyetjen nëse jetesa në një qytet ia vlen, nuk hyn në lojë vetëm niveli i çmimeve. Po aq të rëndësishme në këtë aspekt janë edhe rrogat. Edhe ato variojnë shumë. Këtu, sidoqoftë, Zyrihu dhe Gjeneva renditen shumë përpara, e në fund ndodhen Najrobi, Xhakarta dhe Kievi. Qytetet gjermane, pjesë e këtij studimi, këtë radhë nuk janë aq poshtë, siç ishin në renditjen që tregon nivelin e çmimeve.

Lexo edhe :  7 gjërat që çiftet e lumtur bëjnë ndryshe në martesë

 

Munihu, sipas saj, rezulton të zërë vendin e 21, Frankfurti të 22-in dhe Berlini atë të 24-in. E kësisoj shihet se rrogat në kryeqytetin gjerman janë më të larta sesa në Paris apo në Romë.

 

Qytetet me rrogat më të larta (bruto)

 

Ndërkaq, më konkretisht, në studim na bëhet e qartë edhe renditja e vendeve me rrogat më të larta (bruto) ndër metropolet botërore. Ja cilat janë ato: 1. Zyrihu (Zvicër); 2. Gjeneva (Zvicër); 3. Luksemburgu; 4. Nju Jorku (SHBA); 5. Majami (SHBA); 6. Kopenhaga (Danimarkë); 7. Sidnej (Australi); 8. Oslo (Norvegji); 9. Los Anxhelos (SHBA), 10. Çikago (SHBA).

 

Studimi përllogarit nivelin mesatar të rrogave të një qyteti, duke marrë si kampion përfaqësues nga 15 profesione, që nga shefat e departamenteve në sektorët e industrisë, deri te punonjësit në Call-Center. Sipas tij, rezulton se një shofer autobusi për shembull, në Berlin fiton rreth 26 000 euro bruto në vit, në Munih rreth 32 000 euro dhe në Luksemburg plot 79 000 euro. Një sekretare apo një sekretar në Athinë mund të kapë 11 000 euro bruto, në Munih 32 000 euro dhe në Gjenevë, 70 000 euro.

 

Nga kombinimi i çmimit me nivelin e rrogave, përllogaritet edhe fuqia blerëse për të punësuarit në qytetet respektive. Për këtë, ekspertët kanë përllogaritur rrogat dhe të ardhurat të ndërlidhura me kostot respektive të shportës së sipërpërmendur të mallrave të domosdoshme.

 

Sa të duhet të punosh për të blerë një “iPhone 6”?

 

Kostot e qirasë sidoqoftë në këtë rast nuk janë marrë parasysh. Nëse përllogarit rrogën sipas orëve të punës, Luksemburgu, Zyrihu dhe Gjeneva për shembull, gjenden edhe në fuqinë blerëse sërish në krye të listës. Në këto qytete pra, rroga ka më shumë vlerë. Mynihu dhe Berlini ndajnë respektivisht në këtë aspekt vendin e nëntë e të dhjetë. Frankfurti ndodhet në vendin e 12. Kurse vendet e fundit në renditje për fuqinë blerëse i zënë Kievi, Najrobi (kryeqyteti i Kenias) dhe Xhakarta (kryeqyteti i Indonezisë).

 

Edhe më të qarta bëhen diferencat në fuqinë blerëse, kur vëren se sa kohë duhet punuar në qytetet respektive për të pasur në shportë produktet e dëshiruara. Në Munih për shembull, një punëmarrës i nivelit mesatar duhet të punojë shtatë minuta për të blerë një kilogram bukë. Për të pasur një “iPhone 6”, po i njëjti punonjës duhet të punojë 41 orë. Për krahasim: një punëmarrës në Najrobi (kryeqytet i Kenias në Afrikën Verilindore) duhet të punojë 468 orë, për ta pasur të vetin këtë smartphone të klasit të parë, pra e thënë ndryshe 58,5 ditë pune (nëse marrim parasysh ritmin tetorarësh të punës).

Të fundit

Armëpushimi nis mëngjesin e së dielës. Izraeli, sulme deri në minutën e fundit

Armëpushimi në Gaza do të nisë të dielën në 08 e 30, me orën lokale, ose 7 e 30...

Pija perfekte e mëngjesit, uji me kete frut pastron mëlçine dhe permireson tretjen

Një nga pijet më të famshme është uji me rrush të thatë. Pija me rrush të thatë mund të bëhet shpejt një zakon sepse...

Shqipëria, potencial për litium?

Për herë të parë vendi ynë do të ketë Udhërrëfyesin mbi Potencialin e Lëndëve të Para Kritike dhe Strategjike. Ky udhërrëfyes do të ofrojë një...

Ukraina ndërpret gazin rus, Orban: Europa po shkon drejt një krize energjetike.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka cilësuar situatën e fundit energjetike në Europë, si alarmante. Sipas tij aktualisht vendimet e Ukrainës për të ndërprerë...

Trajneri i Dinamos: Statistikat nuk vlejnë ndaj Elbasanit, pres takim delikat

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja doli në konferencë para ndeshjes ndaj Elbasanit. “Nuk do të thotë asgjë që e kemi mundur Elbasanin në dy ndeshjet...

Lajme të tjera

Web TV