“PD duhet t’i nënshtrohet një reforme të thellë”/ Harxhi: Basha ka qëllime biznesi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish zv/ministrja e Jashtme, Edith Harxhi është shprehur se PD do të kalojë në një fazë të thellë reformimi dhe në këtë proces do të hapet mundësia që të afrohen të gjithë ato deputetë të cilët nuk ishin pjesë zyrtare e jona.

Ajo tha se Basha ka vetëm qëllime biznesi në politikë.

“Këto zhvillime ishin të pritshme në PD e vulës, ai u largua për tu ngrirë dhe pastaj të shkrijë në të ardhmen.

Basha nuk kërkon të largohet nga politika dhe nuk do të largohet pasi të gjitha gjërat e tij në politikë lidhen me interesin dhe  është i kapur penga nga Rama.

Të gjithë këtë të tjerë që janë larguar nga PD nuk ka nevojë më që të demaskojnë Bashën pasi ai është i demaskuar prej shumë kohësh. Basha do të shkojë përsëri dhe të marrë partinë për të katërtin herë me radhë.

Në PD e vërtetë ne jemi në një proces reforme dhe të denoncimit të masakrës zgjedhore të bërë nga pushteti në maj.

Kjo do të pasojë me një shkundje të thellë të partisë demokratike pasi edhe ne na duhet të kemi refleksionin tonë përpos masakrës zgjedhore.

Kjo reformë nis me një analizë të thellë ku do të nxjerrim shkaqet e humbjes dhe ku ne duhet të bënim më shuam në disa zona ku kishim mundësi dhe të fitonim përballë pushtetit.

Duhet të jemi të guximshëm për të vendosur pikat mbi i se çfarë duhet të bëjmë me vulën dhe siglën e PD pavarësisht lidhjes tonë shpirtërore me vulën e vjetër.

Reforma e madhe që do të bëhet në PD do të nisi nga fillimi dhe do të dalë në fund ku brenda saj do të jetë dhe procesi i zgjedhjeve në të gjitha nivelet e partisë dhe nga kjo situatë duhet që të afrohen dhe të gjithë ato deputet që deri dje nuk ishin pjesë zyrtare e jona.”, tha ajo një intervistë për mediat.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV