“Ishim në një mendje”/ Rama takohet me Michel: Lirimi i tre policëve ishte lajm i mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel në lidhje me takimin për situatën në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka shkruar se ishte në një mendje me Michel se lirimi është një lajm i mirë.

Po ashtu Rama ka shtuar se duhet de-eskalim të menjëhershëm të tensioneve nga të dyja palët.

Postimi i PLotë:

Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar! Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush.

Tre policët u morën peng në veri dhe janë liruar sot. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen nga forcat serbe më 14 qershor brenda territorit të Kosovës dhe deri më sot u mbajtën në paraburgim në Serbi në qytetin e quajtur Krelavë.

Të fundit

Arrestimi i Veliajt, Bamir Topi: Uroj që gjithçka të shkojë mirë për familjen

Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Ajola Xoxa reagon sërish: Kam dhënë shpirtin për “Harabelin”

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka komentuar dhe njëherë akuzat ndaj saj në lidhje me ‘Harabel’, që sipas saj, nuk është kompani...

“Do shkrij SPAK-un”, Bamir Topi për deklaratën e Berishës: S’ka shans

Ish-Presidenti Bamir Topi ka reaguar ndaj kërcënimeve të bëra për shkrirjen e SPAK, duke i cilësuar ato si deklarata politike që kanë për qëllim...

A ka dështuar marrëveshja e migracionit Itali-Shqipëri?

Gjithçka i është rikthyer normalitetit në Gjadër dhe Shëngjin. Një vit pasi parlamenti shqiptar votoi pro marrëveshjes së debatueshme të migracionit me Italinë,  as...

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Më 23 shkurt zhvillohen zgjedhjet e parakohshme për Bundestagun. Migracioni dhe ekonomia kanë qenë temat kryesore të fushatës. CDU/CSU kryeson në sondazhe dhe premton...

Lajme të tjera

Web TV