Lajm i keq për të gjithë ata që i adhurojnë çokollatat, ja ç’do ndodhë me çmimet e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e kakaos janë rritur dhe po “marrin” çmimet e çokollatës së bashku me to. Deri më tani këtë vit, kontratat e kakaos janë rritur me rreth 21%.

Siç ndodh zakonisht, çmimet më të larta janë për shkak të kërkesës që tejkalon ofertën.

Të korrat e kakaos këtë sezon nuk janë të kënaqshme, ndoshta për shkak të sëmundjeve dhe shirave të dendur.

Dhe për sezonin e ardhshëm, parashikuesit presin një tjetër mungesë për shkak të El Niño, fenomeni natyror në Oqeanin Paqësor tropikal që zakonisht sjell temperatura më të ngrohta globale – kushte të këqija për rritjen e kakaos.

Shirat e dendur në Bregun e Fildishtë, furnizuesi kryesor i kakaos në botë, mund të vonojnë gjithashtu korrjet e pranverës dhe vjeshtës.

Kushtet e këqija të motit në rajon kanë një ndikim të rëndësishëm në tregun global të kakaos. Bregu i Fildishtë është përgjegjës për pothuajse gjysmën e kokrrave të kakaos në botë, ndërsa Gana , Kameruni dhe Nigeria së bashku kontribuojnë rreth një të katërtën e furnizimit botëror.

Çfarë do të thotë kjo për kultivuesit?

Rritja e çmimit mund të sigurojë një lehtësim financiar për fermerët e varfër të kakaos. Tony’s Chocolonely , një kompani çokollate me bazë në Amsterdam që synon të reduktojë shfrytëzimin në zinxhirin e furnizimit me kakao, është i kënaqur me rritjen e çmimeve.

“Ne jemi shumë të lumtur që çmimet e kakaos po rriten. Çmimet e kakaos ishin shumë të ulëta për fermerët e kakaos të Afrikës Perëndimore për të siguruar jetesën e tyre,”- thotë Pascal Baltussen, shefi i operimit të Tony.

Çfarë do të thotë për konsumatorin?

Ashtu si çokollatat e tjera, Tony’s është goditur nga rritja e çmimeve jo vetëm për kakaon, por edhe për sheqerin.

Lexo edhe :  Regjistrohet viktima e parë nga zjarret

Në fillim të këtij viti, kompania rriti çmimet e saj të shitjes me pakicë në SHBA me rreth 8%, hera e parë që kur hyri në tregun amerikan në 2015. Edhe kompani të tjera kanë rritur çmimet.

Dhe rritja e kostos së kakaos do të thotë se mund të vijnë rritje të mëtejshme të çmimit të çokollatës.

Të fundit

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën...

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e...

11 mijë nxënës më pak në shkolla/ Shkak emigrimi dhe tendenca për vetëm një fëmijë

Sistemi arsimor parauniversitar po pëson tkurrje të fortë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se rreth 11 mijë fëmijë munguan vitin shkollor që...

Dy pleq që po tallen me botën

Nga Martin Leka Me shpresë se do të ndalej lufta në Ukraine, me shpresë se do të ndalej vrasja e fëmijëve, burrave e grave të...

Pse nuk sollën vota deputetët e PD-së që erdhën nga Lulzim Basha?

Nga Ylli Pata Tani me mbarimin e numërimit të votave të 11 majit është e qartë më shumë panorama elektorale në vend. Partia Socialiste mori...

Lajme të tjera

Web TV