Zyrtare/ Ilkay Gundogan është lojtari i ri i Barcelonës, detajet e kontratës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilkay Gundogan është futbollisti më i ri i Barcelonës. Marrëveshja ishte arritur prej ditësh, ndërkohë që sot ka ardhur zyrtarizimi i mesfushorit gjerman te kampionët e Spanjës.

Klubi katalanas ka njoftuar afrimin e ish-kapitenit të Manchester City, i cili edicionin e fundit fitoi tripletën me skuadrën e Pep Guardiolës.

32-vjeçari, autor i 67 ndeshjeve dhe 17 golave me kombëtaren e Gjermanisë, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Barcelonën. Me opsionin e rinovimit deri në verën e vitit 2026.

Në akordin mes palëve është përfshirë edhe klauzola e shitjes së tij në të ardhmen: plot 400 milionë euro. Gundogan është një mesfushor i kompletuar dhe plot eksperiencë.

Lojtari me origjinë turke ka një raport të mirë edhe me golin. Xavi e donte me çdo kusht në skuadrën e tij, dëshirë që iu plotësua më në fund. Gundogan kaloi në “Camp Nou” si lojtar i lirë.

Ai ishte pjesë e The Citizens prej vitit 2016. Më parë ka luajtur edhe me Borussia Dortmund e Nuremberg në Gjermani.

Të fundit

Emmy Noether, gruaja më e urryer e Rajhut të Tretë

Matematikanja Emmy Noether, e persekutuar si grua hebreje në Gjermaninë naziste, formuloi teoremën që i mundësoi Ajnshtajnit të zhvillonte...

Bilanci Janar-Qershor 2025/ 929 operacione, trendi i ri i narkotrafikut me postë

Vetëm në kryeqytet të përfshirë kanë rezultuar 1116 personatë cilët kanë rënë në pranga nga policia, ndërkohë 32 të tjeërë janë të shpallur në...

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, evakuohen deputetët

Një kërcënim me bombë është raportuar këtë të shtunë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke detyruar evakuimin e menjëhershëm të deputetëve dhe stafit...

Të paktën 24 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Teksas

Shira të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme përgjatë lumit Guadalupe në Teksas të premten, duke lënë të paktën 24 të vdekur dhe dhjetëra...

‘Spastrimet’ në Bashkinë e Vlorës, Koçi: Edhe Fieri mezi e pret ‘ofensivën’!

Dorëheqjet e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për dorëheqje, kanë sjellë edhe reagimin e deputetit socialist Petro Koçi. Ofensivë...

Lajme të tjera

Web TV