Paralajmëron eksperti i ekonomisë/ Ja çfarë do të ndodhë me çmimin e energjisë në vjeshtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i ekonomisë, Igli Tola paralajmëron se në vjeshtë do të ketë një rritje të çmimit të energjisë edhe për konsumatorët e thjeshtë.

I ftuar në studion e Panorama TV, eksperti iu referua të ardhurave buxhetore, por edhe deklaratave që janë bërë më parë nga qeveria.

“Unë them që po të shkojmë pak më tej, duke parë si po shkojnë të ardhurat buxhetore dhe një paralajmërim që u bë nga qeveria do kemi një rritje të tarifimit masivisht për gjithë shtresat në përgjithësi.

Ne presim që çmimet të jenë në këto nivele edhe në periudhën e ardhshme. Nuk është një situatë provizore”, tha Tola.

I ndalur tek edhe tek një kërkesë e ERRE, e cila ka deklaruar se ato furra buke që prodhojnë edhe produkte te tjera do të kenë rritje të çmimit të energjisë, eksperti u shpreh se rritjen e çmimit të energjisë subjektet do ta faturojnë diku tjetër, duke lënë të kuptohet një rritje të çmimit të bukës.

“Nga ky muaj përmes ERRE u është kërkuar që të kemi ndryshimin e tarifimit. Të kemi një rritje progresive

Përsa kohë që flasim për një sektor i prodhimeve të miellit, një rritje të energjisë prek kostot e kësaj industria që do ti faturojnë diku”, tha Tola.

Sipas ekspertit të ekonomisë do kemi jo vetëm rritje të çmimit, por edhe ndikim në inflacion.

“Do kemi edhe një ndikim në inflacion, në kushtet aktuale ku vijojmë të kemi një inflacion të lartë. Një ndikim të tillë do prekte edhe rritjen e çmimeve që ndikojnë edhe tek inflacioni.

Kategoria e produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike po mbajnë të lartë inflacionin.

Lexo edhe :  Banka Qendrore Evropiane mban të pandryshuar normën e interesit të depozitave në 2%

Ne varemi nga importet, edhe për produktet bazë kemi varësi nga tregjet ndërkombëtare”, sqaroi eksperti.

Të fundit

Milani ndryshon pozicionin e Leaos? Allegri nuk e hedh poshtë

Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Liverpool-it, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli edhe për Rafa...

Ministri Vengu në Delvinë, alarm si kurrë më parë me zjarret

Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i...

Aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë, Benzi përplaset me mjetin e parkuar

Një automjet tip Benz është përplasur me një mjet të parkuar në anë të rrugës në autostradën Lushnje–Rrogozhinë. Si pasojë, janë plagosur drejtuesi i...

Pësoi djegie në trup nga zjarret, shefi i komisariatit të Delvinës drejt Traumës

Shefi i komisariatit të Delvinës, Agim Troci është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë teksa ka pësuar djegie në trup nga...

Zjarri në fshatin Senicë, digjen banesa dhe kisha në fshat

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa banesa në fshatin Senicë të Sarandës. Raportohet për rreth 10 banesa të djegura, ndërsa nuk ka të...

Lajme të tjera

Web TV